Jahti luksoz i këngëtarit të njohur Marc Anthony raportohet se ka marrë flakë.
Në momentin që flakët kanë filluar të përhapen, këngëtari nuk ndodhej brenda jahtit, por ekuipazhi i tij po.
Ata janë evakuuar menjëherë nga autoritetet dhe nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Si fillim flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin.
Jahti i ish-bashkëshortit të JLO kushtonte 7 milion dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.
https://twitter.com/fox_sheldon/status/1207498480463294465?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1207498480463294465&ref_url=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fpamje-te-frikshme-jahti-luksoz-i-kengetarit-te-njohur-merr-flake%2F
Zjarrfikësve u janë dashur 2 orë për të shuar flakët.