E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Takimi me Metën/ Rudina Hajdari: Sheshuam çështjet e nxehta

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, foli në emisionin “45 Minuta” për takimin me Metën.

Ajo tha se marrëdhëniet me presidentin Meta janë të sheshuara, dhe se i kanë lënë pas hatërmbetjet mes palëve. Hajdari konfirmoi se tashmë nuk ka më konflikte, por vetëm mirëkuptim.

“Marrëdhëniet me presidentin janë të sheshuara, kanë qenë të nxehta, por kemi biseduar dhe janë sheshuar dhe nuk ka konflikte, por vetëm mirëkuptim. Kemi diskutuar edhe për Komisionin Hetimor në Parlament dhe i kemi pasur biseda miqësore dhe besoj se do të vijojnë.

Mendoj nuk duhet paragjykuar (Komisioni Hetimor) si proces, e para e kam thënë që në fillim, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe një qeveri arrogante…nëse është shkelur apo jo Kushtetuta,…qeveria e shkel çdo ditë me ligjet që sjell dhe pretendon që të ketë një president që nuk e shkel Kushtetutën.

Kjo tregon se nuk ka integritet dhe ka një pafytyrësi të paimagjinueshme. Me paketën “Anti-Shpifje” ishte një ditë e zezë, pasi nëse Rama ka një vit që merret me këtë paketë, ai ka pasur një ide në kokë prej dy-tre personave nga bota e medias që e kanë mërzitur. Dhe më pas ka arritur mënyrën për të bërë një ligj që të….Zgjohet në mëngjes dhe thotë çfarë më mërzit mua….thërret deputetë dhe hajde bëjmë një projektligj”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...

Burgosja e Navalny/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Për shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit...