Deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, shkruan në Facebook se kryeministri Rama detyron banorët e Kukësit të paguajnë taksë në shtëpinë e tyre, ndërsa ai vetë jo. Sipas Palokës, mbrëmë Rama kaloi traun kur u kthye nga Kosova dhe as ai, e nga administrata, nuk e kanë paguar detyrimin e “Rrugës së Kombit”. Ai shkruan më tej me ironi se Rama dhe vajzat e administratës që i ka mbledhur për ti bërë shoqëri rrugës, nuk kanë shlyer detyrimet.
“’Patrioti” që ju ka vënë traun shqiptarëve të Kosovës, që detyron dhe kuksianët të paguajnë në shtëpinë e tyre, sapo kaloi me gjithë eskortën e tij të stërmadhe pa paguar asnjë qindarkë tek trau, as ai , as vajzat e administratës që i ka mbledhur në një autobus për t’i bërë shoqëri rrugës…”, shkruan Paloka.