Numri 2 i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me programin e Partisë Socialiste për Ujin dhe Energjinë.
Ai e ka quajtur Kryeministrin mashtrues, pasi sipas tij kemi të bëjmë me po të njëjtat premtime të përsëritura në vitin 2013, teksa ka publikuar edhe një video që e fakton këtë gjë.
“Ne 2013 premtoi te njejten gje : “Uje 24 ore ne dite” Ato qe nuk i beri ne tete vite, premton se do i bej “mandatin e trete”!!! Deshtak dhe i pafytyre! Gjykoni vete a mund ti besohet ketij?” shkruan Paloka.