Kryeministri Hoti, kundër Vjosa Osmanit: Presidenti duhet të jetë jopolitik

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka dalë kundër emërimit të Vjosa Osmanit si Presidente.

Sipas Hotit LDK është parti opozitare dhe nuk ka për të votuar asnjë president.Duke shtuar ai u shpreh se Presidenti duhet të jetë jopolitik.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.