Paloka jep emrat: Ja cilat kanë blerë vota për PS-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar me emra personat që sipas tij kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në fushatë.

I ftuar në “Abc”, Paloka tha se Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për Partinë Socialiste.

Paloka shtoi se të gjitha takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin në kompleksin “Golden” në pronësi të Hajrëve në Shijak. Sipas Palokës, i pranishëm në këto mbledhje ka qenë edhe Vangjush Dako, por që shkonte natën, pasi kishte frikë dhe nuk donte probleme me SHBA-në.

Edi Paloka: “Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin. Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën, atij Altin Hajrit. Ky realitet duhet të na shqetësojë ne sot. Altin Hajri në kërkim për vrasje për pengmarrje ishte baza e Partisë Socialiste gjithë fushatën. Të gjitha takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty.

Kur bëhen takime, bëhen takime. Nuk bëheshin publike jo, dilnin fshehtas, madje pas orës policore. Në atë kohë edhe Vangjush Dako fshihej, sepse kishte probleme me ambasadën amerikane. Ky zotria ishte gjithë kohën jo në fushatë por blinte vota për Partinë Socialiste. Këtë gjë e di gjithë Shijaku. Janë fakte të njohura botërisht. I gjithë Shijaku e di që Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për PS-në. të tre persona me precedent penalë. Ja u verifikua. Kjo e sotmja është prova e asaj që them unë. Një javë pas zgjedhjeve atij i kthehet hoteli sepse e paska me djersën e ballit. Çfarë provash doni ju më?”.