Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga inceneratori i Elbasanit, se me PD dhe LSI, vendi nuk ka të ardhme.
Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Edi Paloka tha për mediat se dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit është një sinjal për SPAK-un dhe drejtësinë.
Sipas tij, kjo tregon që kryeministri qëndron pas aferës së inceneratorëve dhe kërkon që të mos hetohet.
Edi Paloka: ”Ka vite që e ka kthyer PS jo vetëm në organizatë kriminale, por edhe në kosh plehrash. Paska përzënë nga PS të gjitha figurat intelektuale dhe të ndershme dhe ka marrë banditë e kriminelë. Halli i Ramës është shumë më i madh, halli i tij është për hetimin e inceneratorëve. Dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit është një sinjal për SPAK-un dhe drejtësinë, ju thotë pas inceneratorëve jam unë dhe mos guxoni të hetoni. Ky ishte qëllimi i Ramës në Elbasan.’’
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/264766401593785/