Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Palmer ‘ndez’ opozitën/Basha braktis dhunën, Berisha-Kryemadhi shtojnë presionet për destabilizim

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Palmer ‘ndez’ opozitën/Basha braktis dhunën, Berisha-Kryemadhi shtojnë presionet për destabilizim

Vizita e zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit ka futur në sherr opozitën. PD e LSI janë jashtë Parlamentit dhe synojnë që të rrëzojnë qeverinë përmes protestave. Por të martën Basha e Kryemadhi morën udhëzime të qarta nga Matthew Palmer, i cili kërkoi që të mos ketë më asnjë skenar dhune sepse rrezikohet destabilizimi i vendit dhe i gjithë rajonit.

Deklarata e tij duket se ka ndikuar te kreu demokrat Lulzim Basha. Së pari, sot opozita nuk do të protestojë para Parlamentit dhe po ashtu protesta e 13 prillit pritet që të jetë e qetë. Javën e parë gazeta deklaroi se degët ishin udhëzuar për dhunë dhe që kishte një skenar për t’u futur në Kryeministri, por situata ka ndryshuar. Degët janë udhëzuar që të mbledhin sa më shumë njerëz. Basha që më herët nisi të tërhiqej nga dhuna, por më vizitën e Palmer duket se çdo skenar destabilizues ka marrë fund. Mirëpo ai tani është mes dy zjarreve. Nga njëra anë është SHBA, pasi Palmer ja ka bërë të qartë se nëse ka dhunë do ketë pasoja.

Nga ana tjetër janë Berisha e Kryemadhi që po i bëjnë presion çdo ditë që të ashpërsojë reagimet. Berisha në Kryesi i tha se duhet që të kalojë detin në këmbë, ndërsa LSI kërkon vazhdimisht rrëzim të Ramës. Pra Meta-Berisha duan në një farë mënyre që të nxjerrin Bashën në krye të “ushtrisë” dhe të jetë ai që do e pësojë në fund. Por gazeta ka mësuar se Basha po anon nga SHBA, dhe po i lë në baltë Berishën e Kryemadhin. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë të shtunën, por gazeta ka mësuar se Basha ka bërë një hap pas dhe tani kërkon që të mbledhë sa më shumë njerëz për të treguar se ka mbështetje.

Tërheqja e Bashës

Pas protestës së 16 shkurtit, e cila degjeneroi në dhunë, pasi protestuesit e opozitës u përplasën me policinë dhe tentuan futjen e tyre në selinë e Kryeministrisë, duket se kemi një tërheqje nga ana e Bashës, sa i takon retorikës së ashpër. Ky i fundit është tërhequr nga skenarët destabilizues, pasi ka marrë mbështetje nga ndërkombëtarët, të cilët sipas informacioneve ia kanë bërë të qartë atij se duhet të distancohet kundër ideve dhe deklaratave me bazë dhune të artikuluara nga Berisha dhe Kryemadhi. Këta të fundit i kanë kërkuar që të protestojë dhunshëm, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë.

Ndërkohë që Basha po ndihet i kërcënuar edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili herë pas here po bën liderin e opozitës, duke sulmuar qeverinë. Ndërsa nga ana tjetër janë ndërkombëtarët, e sidomos Uashingtoni, i cili ia ka bërë të qartë liderit të opozitës se nuk ia toleron dhunë. Pra, duket qartë që Basha është rreshtuar krah SHBA, pasi nuk dëshiron që të prishë raportet me ta, pasi një parti vjen në pushtet vetëm nëse ka marrëdhënie të mira me Uashingtonin.

PD nuk proteston sot

Opozita nuk do të protestojë sot para Parlamentit. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëzuar degët dhe ish-deputetët që të fokusohen vetëm tek protesta e 13 prillit, duke dalë kështu nga premtimi i tij se do të protestonte para Kuvendit të Shqipërisë, sa herë që do të kishte seancë plenare. Por “braktisja” e protestës së sotme nga ana e opozitës para Parlamentit, ka një domethënie të madhe për demokratët, pasi burime nga selia blu i thanë gazetës se PD nuk do të protestojë ditën e sotme, me justifikimin se është para tubimit të madh të paralajmëruar të së shtunës dhe se energjitë duhet ruajtur pikërisht për këtë protestë. Mësohet se Basha ka porositur degët që të sjellin sa më shumë njerëz në tubimin e 13 prillit, i cili do të mbahet në orën 18:00 para Kryeministrisë. Po ashtu, mësohet se kryedemokrati ka urdhëruar vartësit e tij që jovetëm të mbledhin sa më shumë militantë në protestë, ndërsa ka kërkuar që qytetarët që do të udhëtojnë nga rrethet për t’iu bashkuar protestës t’iu sigurojnë transportin, madje edhe fjetjen. /gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaKryemadhi

TË LIDHURA

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier
Aktualitet

Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier

16:41 | 23/10/2025
Next Post
Thellohet skandali në Rinas/“Murataj bëri veprim vetëvrasës”, grabitësit morën 7 nga 15 thasë

Thellohet skandali në Rinas/“Murataj bëri veprim vetëvrasës”, grabitësit morën 7 nga 15 thasë

Shkrumbohet makina e shefit të krimeve, zbardhen detajet e para

Shkrumbohet makina e shefit të krimeve, zbardhen detajet e para

“300 mijë euro sistem alarmi, kamera të rezolucionit të lartë”, Admir Murataj nuk e kishte frikë policinë

"300 mijë euro sistem alarmi, kamera të rezolucionit të lartë", Admir Murataj nuk e kishte frikë policinë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Dyshohet se spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohen 3 persona në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Dyshohet se spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohen 3 persona në Mbretërinë e Bashkuar

by mirseda
19:10 | 23/10/2025
0

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar tre burra nën dyshimin për spiunazh për Rusinë, tha të...

Putin: Sanksionet e SHBA-së nuk do ndikojnë në ekonomi

Putin: Sanksionet e SHBA-së nuk do ndikojnë në ekonomi

19:08 | 23/10/2025
Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Osmani: BE të shohë Ballkanin si potencial, jo si barrë

Osmani: BE të shohë Ballkanin si potencial, jo si barrë

18:15 | 23/10/2025
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

18:12 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com