Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pakti detar me Greqinë/ Bushatit “dorëzohet” përballë Metës, por Rama thotë fjalën e tij

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pakti detar me Greqinë/ Bushatit “dorëzohet” përballë Metës, por Rama thotë fjalën e tij

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

Komentet e zotit Rama në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha zoti Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.

https://tiranatoday.com/negociatat-me-greqinebefason-bushati-me-habiti-presidenti-por-kush-jam-une/

Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”. Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.

Po dje, mbi deklarimet e zoti Meta, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin patur mosmarrëveshje për çështjen e Detit. Shefi i diplomacies shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasëm, kur nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekpi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati. Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, përsa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet./ VOA

Tags: BushatitdetarfjalenGreqinëMetëspaktipërballëramathotë

TË LIDHURA

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik
Politikë

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

16:44 | 04/12/2025
Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

16:29 | 04/12/2025
LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve
Politikë

LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

16:12 | 04/12/2025
Next Post
Atentati me një të vdekur në Bllok, shkak i sherrit këngëtarja Elvana Gjata

Atentati me një të vdekur në Bllok, shkak i sherrit këngëtarja Elvana Gjata

Çështjet “Shullazi” dhe “Tahiri”/ SHBA nuk u shqitet “peshqve të mëdhenj”

Çështjet “Shullazi” dhe “Tahiri”/ SHBA nuk u shqitet “peshqve të mëdhenj”

Atentati në ish-Bllok, reagon për herë të parë ministri Xhafaj

Atentati në ish-Bllok, reagon për herë të parë ministri Xhafaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

by mirseda
17:16 | 04/12/2025
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi të enjten (4/rajonin Xinjiang në Kinë,...

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

16:44 | 04/12/2025
Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

16:29 | 04/12/2025
Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com