Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Paketa ‘anti-shpifje’/ Patozi paralajmëron ndryshimin e madh

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi: Basha nuk kërkon datë zgjedhjesh, nuk e kuptoj pse reagon

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, nuk është i shqetësuar aspak për paketën ‘anti-shpifje’ që kërkon të miratojë kryeministri Rama. Ndonëse është kundër miratimit të tij e ai mbetet në krah të gjithë gazetarëve, Patozi jep arsyet që në krye të herës pse nuk e shqetëson ‘anti-shpifja’ e Ramës. Në analizën e tij, ai mbetet i bindur se fuqia e fjalës nuk do kërcënohet e të shuhet në të ardhmen. Ndonëse, po sipas tij, qeveritë e këtyre 30 viteve herë pas here i kanë nxjerrë dhëmbët mediave.

Patozi është po kaq i bindur dhe i mëshon fort faktit se edhe pas miratimit të këtij ligji kaq shumë të debatuar, asgjë nuk do të ndryshojë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kreu i Bindjes Demokratike citon se asgjë s’ka për të ndryshuar në raportet e shtetit me shtypin në Shqipëri. Për të, problem real që ka sot shtypi shqiptar është rënia e ndikimit të tij në shoqëri, e cila në shumë raste shkon në përpjestim të zhdrejtë me numrin e klikimeve apo të shikimeve. Ai e sheh si një proces gradual degradimi, që nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri, dhe më e keqja është se nuk ka shenja që do të ndalet.

Statusi

PËRSE NUK MË SHQETËSON “ANTISHPIFJA” E EDI RAMËS

Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë me ashpërsi, ligji Antishpifje nuk është gjëja e duhur për Shqipërinë. Ndaj edhe unë, jo thjesht për solidaritet pragmatist me mediat, jam kundër miratimit të tij. Por fakti që qeveria është shumë e vendosur për ta nxjerrë atë në breg para Vitit të Ri më bën të jem dyshues për qëllimet e vërteta të Edi Ramës.

Të cilat jo domosdoshmërisht mund të jenë ato që janë shpallur nga shumë përfaqësues të shtypit. Sepse nuk e shoh kryeministrin të jetë i mërzitur, për të mos thënë që duket sikur po zbavitet me këtë përqëndrim të madh baterish mediatike dhe politike kundër tij. Unë nuk mendoj se fuqia e fjalës së lirë në Shqipëri ka rënë dhe kërcënohet të shuhet në të ardhmen për shkak të represionit të pushtetit.

Pavarësisht se qeveritë e këtyre 30 vjetëve herë pas here i kanë nxjerrë dhëmbët mediave. Sepse pothuajse gjithmonë ato kanë qenë të detyruara që të kafshojnë gjuhën, ndaj edhe nuk ka vend për shumë alarm. Shtypi shqiptar, me të gjitha defektet dhe meritat e tij në këto 30 vjet, problemet e veta më të mëdha nuk i ka pasur, kur qeveritë i kanë treguar kërbaçin, por kur ato i kanë ofruar kulaçin. Dhe mielli i politikës për këtë gjellë të helmuar është gjendur gjithmonë dhe nuk ka munguar asnjëherë.

Kështu do të ndodhë edhe pas miratimit të këtij ligji, nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen që t’i shkojë marrëzisë deri në fund. Jam shumë i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar në raportet e shtetit me shtypin në Shqipëri, por edhe nëse do të ketë luftë, ajo mirë se të vijë. Sepse në të gjitha rastet e humbura do të jetë qeveria, kurdo që të ndodhë dhe pavarësisht emrit që do të ketë kryeministri.

Ndërkohë problem real, që ka sot shtypi shqiptar, është rënia e ndikimit të tij në shoqëri, e cila në shumë raste shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me numrin e klikimeve apo të shikimeve. Për fat të keq, ky është një proces gradual degradimi, që nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri dhe më e keqja është se nuk ka shenja që do të ndalet. Dhe kemi mbërritur dalëngadalë në pikën, kur kalojnë si pa u vënë re apo nuk prodhojnë asnjë efekt me dhjetëra dhe qindra fakte, prova për skandale dhe afera të rënda, që gazetarët zbulojnë dhe publikojnë çdo ditë.

Ky është në fakt dëmi real që ka pësuar fjala e lirë në gjithë këto vite tranzicioni dhe kjo ka arsye të qarta politike. Të cilat, jo gjithmonë, kanë të bëjnë me fenomenet e natyrshme brenda vetë shtypit, sepse ai në asnjë rast nuk mund të shkëputet nga konteksti i zhvillimit shoqëror të vendit. Pra në finale është kriza e sistemit tonë politik dhe kryetarokracia si gjenerator korrupsioni, padrejtësie, arrogance dhe abuzimi me pushtetin ajo, që i ka zbehur kaq shumë fuqinë fjalës së lirë në Shqipëri.

Sepse ka krijuar perceptimin se nuk kanë shumë vlerë, as betejat dhe, as denoncimet publike përballë tre apo katër personazheve të gjithëpushtetshëm, prej të cilëve më i paprekshmi dhe më i fuqishmi është natyrisht kreministri. I cili, përveç ndarjes së tokës, të ujit dhe të detit në këtë vend, ka edhe të drejtën që të caktojë edhe kush është “kazan” e kush është “shandan”, kush është “baltë” e kush është “mjaltë”, kush është “mashtrues” e kush tjetër është “përmbarues”. Dhe për ta zgjidhur këtë hall të madh nuk mjafton asnjëherë që të grupohesh rreth njërit prej këtyre burrave, që kanë kapur për fyti dhe po mbajnë peng Shqipërinë, sepse kjo e relativizon edhe më shumë të drejtën dhe të vërtetën e kauzës.

Praktikisht është një sistem që duhet shembur një orë e më parë dhe në këtë betejë shtypi mund të kishte një rol të veçantë. Sepse presupozohet që edhe protestën ndaj ligjit Antishpifje mediat dhe gazetarët nuk po e bëjnë për vete, por për interesat e cënuara të publikut, që një shtyp i angazhuar dhe i përgjegjshëm merr gjithmonë përsipër të përfaqësojë dhe të mbrojë. Ndryshe do të tingëllonte si një sherr i izoluar me qeverinë i disa gazetarëve, që duan thjesht të ruajnë territorin e tyre, si qëllim në vetvete.

Vetëm rënia e kësaj piramide politike, që prodhon përbindësha, mund të sjellë institucione të besueshme dhe një ambient demokratik, ku secili aktor të ndjehet zot në punën e vet, pavarësisht se çfarë mendon për të kryeministri i radhës. Kjo është sfida më e rëndësishme e shoqërisë sonë sot dhe në këtë kauzë shtypi shqiptar mund të jetë kontributor kryesor. Sepse fitorja e kësaj beteje të madhe i kthen në të papërfillshme ose i bën të panevojshme fare problemet dhe debatet si ky që ka shkaktuar ligji Antishpifje i Edi Ramës.

Tags: astrit patoziedi ramapaketa anti-shpifje

TË LIDHURA

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH
Aktualitet

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

11:39 | 14/10/2025
Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj
Aktualitet

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

09:48 | 14/10/2025
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar
Aktualitet

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

09:02 | 14/10/2025
Next Post
Paketa anti-shpifje/ BE: Qeveria të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE

Paketa anti-shpifje/ BE: Qeveria të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE

Zyrtari amerikan në Tiranë/ Ish-ministri i Ramës bën deklaratën e papritur: Nuk ia ka haberin!

Manjani: Rama ta miratojë ligjin anti-shpifje, të shohim çdo bëjnë ‘aleatët’

Gra, a e dini sa vite ju duhen që të arrini barazinë gjinore me burrat

Gra, a e dini sa vite ju duhen që të arrini barazinë gjinore me burrat







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH
Aktualitet

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

by mirseda
11:39 | 14/10/2025
0

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy...

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

11:12 | 14/10/2025
Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

09:48 | 14/10/2025
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

09:02 | 14/10/2025
Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

08:58 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com