Vetëm pak ditë para 30 qershorit, opozita e bashkuar po mban protestën e nëntë kombëtare para Kryeministrisë. Opozita e bashkuar ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa presidenti ka shfuqizuar dekretin duke i anuluar ato. Por situata është mjaft e tensionuar, teksa PS ka vijuar fushatën, teksa Rama insiston se zgjedhjet do mbahen, pavarësisht mungesës së pjesëmarrjes së opozitës.
Thirrjet e ndërkombëtarëve për protestë paqësore kanë qenë të shumta, duke iu frikësuar trazirave e incidenteve. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy në këtë protestë është pjesëmarrja masive e femrave dhe fëmijëve.
Më herët, në selinë blu mbërritën bashkëshortja e Bashës, Aurela me dy vajzat, një simbolikë kjo që protesta do të jetë paqësore.