E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

Pak ditë nga zgjedhjet e brendshme, Hoxhaj dorëhiqet nga kreu i PDK-së

Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demorkatike të Kosovës, pak ditë para se kjo forcë politike të zhvillonte zgjedhjet për kryetarin e ri. Hoxhaj e bëri të ditur lajmin ditën e sotme gjatë një konference për mediat.

Ai u shpreh se do ta ushtrojë këtë funksion deri më datë 3 korrik, kur janë edhe zgjedhjet e brendshme. Hoxhaj tha se nuk do të garojë, por ftoi anëtarët e PDK-së që të ndërmarrin një hap të tillë.

Enver Hoxhaj: ”Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Unë e ftoj çdo anëtar të PDK-së që të garojë për të parin e partisë, ky akt nuk duhet të shihet dhe nuk është si përpjekje për të zëvendësuar liderët, kryetarin Veseli por është një mesazh se vetëm një PDK e fortë do ta bëjë UÇK-në më të fortë, udhëheqësit e saj më të fortë. Nga 5 nëntori 2020 ne kemi arritë që dhembjen ta shndërrojmë në forcë, tash është momenti që këtë forcë ta shndërrojmë në vizion për Kosovën. Konventa që do të mbahet është manifestim i pjekurisë politike, konventa do të jetë një ngjarje përtej PDK-së”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...