Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji

Kush e shpiku mausin e kompjuterit?

5 vjet ago
in Teknologji

Ku do të ishte njerëzimi, në këtë botë të re dhe të guximshme ku interneti lidh absolutisht gjithçka, pa mausin e famshëm të kompjuterit? Pavarësisht nëse jeni duke përdorur një maus të lirë, një laptop me prekje, apo po luanime një version lojërash të teknologjisë së lartë me shumë funksione të ndryshme, të gjithë ne i kemi një borxh të madh Dagllas Englebart. Ai shpiku mausin e parë në botë në vitin 1968.

Kur kompjuterat ishin në fillimet e tyre, ata ishin tepër të ngadaltë dhe shumë të vështirë për t’u përdorur. Gjatë viteve 1960 u eksperimentuan metoda të ndryshme të funksionimit të tyre, duke përfshirë një pajisje që me sa duket do të ishte montuar në kokat e përdoruesve të kompjuterave.

Ndërsa kjo ide ishte sigurisht novatore, sot duhet të ndihemi me fat që në fund dominoi ideja e Englebart për një metodë kontrolli që përdorte lëvizjet e duarve. Po kush ishte ky njeri? Dagllas Englebart lindi në Portland të shtetit të Oregonit në SHBA në vitin 1925.

Ai shërbeu në Marinën e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore si teknik i radarëve. Në vitin 1948 u diplomua për inxhinieri elektrike, pasuar nga një doktoraturë në të njëjtën fushë 7 vjet më vonë.

Dagllas Englebart
                                                                          Dagllas Englebart

Synimi i tij ishte të gjente një mënyrë sesi përdoruesit e kompjuterave të ndanin lehtësisht informacionin dhe në të njëjtën kohë të bashkëpunonin, për të qenë vërtetë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Shpikja e tij e famshme erdhi në kohën kur ai ishte duke punuar në Institutin e Kërkimeve në Universitetin e Stenfordit në Kaliforni.

Para mausit optik, përdoreshin pajisje prej druri në formë rrote

Qendra e tij e Hulumtimeve u përqendrua në dilemën e ofrimit të kompjuterave (të cilët në atë kohë mund të përdoreshin vetëm përmes komandave të veçanta dhe nuk mund të shfaqnin informacione në një ekran siç bëjnë tani) më shumë pajisje, dhe t’i bënin ata të arritshëm edhe për qëllime jo shumë të specializuara.

Siç e tregon Qendra për Historinë e Informatikës, mausi i parë primitiv i Englebart u shpik në vitin 1964. Pajisja ishte tepër e thjeshtë, e përbërë nga një tabelë prej druri dhe një palë rrota. Ai do të ishte paraardhësi i modelit të Bill English, i krijuar në vitin 1972:mausi klasik që do të përdornin përdoruesit e kompjuterave në vitet 1990,dhe që mund ta kujtojnë edhe sot me nostalgji.

Siç raporton“Computer World”, Englebart e prezantoi mausin e tij në një konferencë mbi informatikën në San Francisko në vitin 1968. Shpikja e tij u cilësua aq shumë novatore në përparimin e informatikës në përgjithësi, saqë ky zbulim u bë i njohur si Nëna e Të Gjitha Shpikjeve.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/444483/the-truth-about-the-invention-of-the-computer-mouse

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kompjutermausishpikje

TË LIDHURA

Teknologji

“Chat GPT i rrezikshëm për fëmijët”/ Florida padit OpenAI dhe Sam Altman

22:24 | 01/06/2026
Aktualitet

Krijohet kompania shtetërore “Albania Digital Solution”

11:34 | 29/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

“Java Çame”, marshim në Shkup: “Çamëria në zemrat tona”

Kapsllëku, metoda natyrale për ta shmangur

Sali Berisha, i vetmuar: Nëse i vihen prangat, çfarë ndodh?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com