E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kapsllëku, metoda natyrale për ta shmangur

Kapsllëku është një problem që jo vetëm krijon shqetësime, por mund të jetë edhe një simptomë që mund të të vendosë në situata të sikletshme këdo në përdtishmërinë e tij. Shpesh kapsllëku është etiketuar si “çrregullimi urban”, për shkak se janë banorët e qytetit ata që rezultojnë më të prekur nga ky problem.

Dhe kjo i ka disa shkaqe –  oraret e zgjatura të punës, mënyrës e ushqyerjes  me ushqime të thata, jeta sendentare, etj. Megjithatë, sot ka metodat natyrore që janë shumë efektive në trajtimin e këtij problemi. Nëse ndiqen me përpikmëri këto probleme, atëherë kthimi në gjendje normale mund të ndodhë pa nevojën e medikamenteve.

Hapat që ndiqen

1-Sa më shumë lëngje

Rritja konsumimit të ujit dhe lëngjeve ndihmon rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe lehtëson kapsllëkun. Pini të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Në mëngjes esëll pini 1 gotë me ujë të vakët, 1 gotë dhallë ose 1 gotë me lëng frutash të freskët.

2-Tërshëra

Fillojeni mëngjesin gjithmonë me tërshërë. Ajo është e pasur me fibra që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Tërshëra ndihmon në ruajtjen e bilancit normal të fluideve në zorrë gjithashtu. Hani tërshërë me kos dhe fruta të thata ose të freskëta.

3-Lëng spinaqi:

Konsiderohet si një nga metodat më të mira për luftimin e kapsllëkut. Pini 100-150 ml lëng spinaqi 2-3 herë çdo ditë.

4- Hani fiq:

Fiqtë janë pemët më të pasura me fibra dietike dhe kalcium. Këto elemente e bëjnë fikun që të njihet nga mjekësia si “pastrues natyror”. Hani 4-5 fiq të thatë ose të freskët në mëngjes. Një mënyrë tjetër mjaft e përdorur është valimi i 7-8 fiqve të thatë dhe pirja e ujit të tyre esëll në mëngjes dhe në darkë para gjumit.

5- Farat e linit

Farat e linit janë të pasura me acide yndyrore dhe fibra. Shtoni 1-2 lugë fara lini në sallatë ose në kos dhe konsumojini çdo ditë. Farat e linit ndihmojnë në lëvizshmërinë e zorrëve dhe zbusin jashtëqitjen./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...