Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Pacifistët” tanë, me molotovë nëpër duar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! 

Nga: Mero Baze

Eliminimi i Qassem Soleimani, gjeneralit Iranian, që diktonte me luftë dhe ushtarë në terren, politikën e jashtme të Iranit në Lindjen e Mesme, duke udhëhequr trupa në Irak e Siri dhe duke qenë udhërrëfyes i organizatave terroriste në rajon, është një nga ato ngjarje që mund ta ndryshojë thellë historinë e paqes në Lindjen e Mesme, dhe raportet e saj me SHBA.

Me eliminimin e tij, SHBA ka goditur asetin më të fortë të kundërshtarëve të saj dhe e vendosur kjo në kontekstin e një agresioni të mundshëm kundër saj, nën drejtimin e ish- gjeneralit famëkeq në Iran, kjo ngjan të ketë qenë dhe zgjidhja e vetme.

Reagimet që pasuan eliminimin e gjeneralit Qassem Soleimani nga Evropa, si aleate e SHBA dhe vendet e tjera të botës, natyrisht nuk pritet të jenë të njëjta. Kina dhe Rusia kanë qëndrime distancuese ndaj ngjarjes, ndërsa evropianët, ashtu siç u shpreh sekretari i Shtetit Mike Pompeo, “nuk kanë qenë aq të dobishëm sa unë dëshiroj që ata të mund të jenë” në këtë rast.

Por ajo që bën përshtypje, është një përpjekje për t’u tallur me liderët shqiptarë në rajon dhe Shqipëri, të cilët mbështetën sulmin, përveç presidentit Ilir Meta.

E di që ngjan paksa qesharake të thuash që SHBA në këtë rast, ka mbështetjen e Hashim Thaçit, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ramush Haradinajt etj, sidomos ne, që problemin me këta liderë nuk kemi a mbështesin a jo SHBA, po si sillen me ne.

E di që duket si servilizëm apo si përpjekje për t’u dukur pro-amerikanë. Por në fakt nuk është ashtu.

Pas SHBA, Shqipëria është vendi me rrezikun më të lartë për t’u prekur nga armiqësia e Iranit, pasi ajo ka strehuar nën kujdesin e SHBA, opozitën iraniane në vend.

Ky është një vendim konsensual i politikës shqiptare, që nis me vizitën e Hillary Klinton në Tiranë, në kohën që ishte kryeministër Sali Berisha më 2012, e vazhdon me John Kerry në kohën që ishte Edi Rama. Është bërë me vetëdije si një shërbim ndaj aleatit tonë të madh, SHBA.

Të gjithë liderët Perëndimorë, apo aleatët e SHBA, kanë luksin të jenë të afërt me SHBA, ose të distancuar prej saj, të jenë të moderuar, apo të matur në deklaratat e tyre, por liderët shqiptarë janë të dënuar të jenë qartazi me SHBA dhe më fortë se kurrë afër saj në këtë histori, pasi jemi pjesë e të njëjtit rrezik.

Pas qytetarëve amerikanë, qytetarët shqiptarë janë po aq të rrezikuar në Shqipëri dhe në botë, nga agresioni i Iranit. Ne i kemi shpëtuar një sulmi vdekjeprurës një vit më parë, falë shërbimeve sekrete amerikane, dhe mund të ndeshemi sërish me rreziqe të tilla. Në krye të atij sulmi qëndronte pikërisht gjenerali famëkeq, që tashmë u vra.

Nuk e di çfarë e pengon Ilir Metën si president i Shqipërisë, të shprehë dhe ai mbështetjen për SHBA, pavarësisht se personalisht ndjehet në luftë me SHBA. Ndoshta mund ta bëjë në orët në vazhdim. Jo se ka ndonjë rëndësi për SHBA, por ka rëndësi që të jetë në palën e shqiptarëve që ndjehen të rrezikuar vërtet nga kjo histori.

Ai është i lirë të sulmojë SHBA si vend që ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, që dikton Reformën në Drejtësi, që mbështet 30 qershorin, apo gjithë çfarë SHBA bën në Shqipëri. Nuk e ka penguar njeri dhe kur e ka bërë. Por ky nuk është rasti, pasi hallet e Ilir Metës dhe hallet e Shqipërisë, janë të ndryshme.

Shqipëria përveçse është pjesë e koalicionit të SHBA që ka çliruar Irakun dhe është ende prezente aty, ka një raport specifik me këtë histori. Shqipëria dhe SHBA janë dy vendet që menaxhojnë opozitën iraniane dhe e strehojnë atë fizikisht.

Shqipëria e ka të ndaluar të jetë neutrale në këtë histori, jo se i duhet SHBA-s, por se na duhet SHBA-ja. Ne e kemi prishur këtë neutralitet duke u bërë aleate e SHBA në këtë betejë. Nuk di të kemi ndonjë vendim tjetër si shtet për t’u dukur të distancuar nga SHBA, apo të moderuar.

Nuk është koha të tallemi me Ramushin, Hashimin, Ramën apo Bashën, pse mbështesin sulmin e SHBA. Ata dhe nëse nuk duan, janë të dënuar të jenë në krye të luftës që ka nisur aleati i tyre, ndryshe janë dezertorë të saj. Jemi ne që na duhet SHBA në këtë histori të re. Nuk i duhemi SHBA-së.

Liderët tanë mund të duken të këqij, kur përdorin SHBA-në për hallet e tyre të brendshme, por në këtë rast, nuk është se po i kompenson njeri personalisht.

Në këtë kohë ata janë thjeshtë ushtarë të SHBA, rol për të cilin i kemi pranuar si udhëheqës politikë.

SHBA nuk është aleat vetëm për ditë të mira, por dhe për ditë të tilla. Nuk na duhet vetëm për të çliruar Kosovën, apo për të na mbrojtur nga rreziqet në rajon, por dhe për të qenë me të përballë rreziqeve të tilla.

Nuk ndiej kurrfarë pështirosje për liderët tanë që sot ngjajnë si “servilë” të SHBA. Thjeshtë e shikoj si detyrë të tyre. Bëhet fjalë për një ngjarje që e kemi rrezikun tek dera, pasi po aq të rrezikuar sa SHBA, janë sot dhe qytetarët shqiptarë.

“Pacifistë” si Ilir Meta dhe shokët e tij, që ende mbajnë në duar molotovët kundër 30 qershorit, që ua la në duar SHBA, pasi ishin gati t’i vinin zjarrin Shqipërisë për karrigen e tyre më 30 qershor, janë për t’u përbuzur. Pale kur dëgjon sot, që dhe LSI i ka mbështetur shpresat tek gabimet e Ramës në politikën e jashtme për të ardhur në pushtet.

Tags: Iranikomentmero bazemolotovepacifist

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Njihuni me robotët autonom që mund të bëjnë gërmime në Hënë dhe Mars

Njihuni me robotët autonom që mund të bëjnë gërmime në Hënë dhe Mars

“Qeveria nuk mund të kontrollojë median”, Unioni i Gazetarëve thirrje qeverisë

"Ajo që kam bërë është e pafalshme"/ Rama: Jemi të gatshëm për dialog

Irani kërcënon SHBA me 35 targete të mundshme për sulme

Irani kërcënon SHBA me 35 targete të mundshme për sulme







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com