Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Pa asnjë teknologji dhe shumë striktë, njihuni me sektin fetar Amish!

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pa asnjë teknologji dhe shumë striktë, njihuni me sektin fetar Amish!

Amish, është një nga besimet fetare më interesante të kohëve moderne. Ky komunitet është i famshëm për jetesën e tij të thjeshtë, distancimin nga teknologjia e sotme, sidomos ato që lidhen me mjetet e komunikimit masiv dhe automjetet. Pjesëtarët e këtij sekti kristian nuk ndjekin modën, por vazhdojnë të vishen si paraardhësit e tyre qindra 400 vjet më parë.

Rrënjët e këtij besimi fetar, gjenden në lëvizjen Anabaptiste, një grupim që u krijua gjatë Reformimit Protestant në vitin 1525. Anabaptistët janë shumë pacifistë, dhe besojnë shumë në ndarjen e kishës nga shteti. Ndryshimi më i madh midis Anabaptistëve dhe sekteve të tjera të krishtera, është se besimtarët pagëzohet të rritur.

Në fillim, pagëzimi i të rriturve ishte kundër ligjeve të katolicizmit, dhe dënohej me vdekje. Kësisoj, anabaptistët u përballën me përndjekje të tmerrshme, dhe u detyruan ta praktikojnë pagëzimin në fshehtësi. Një nga grupet më të hershme të Anabaptistëve, drejtohej nga ish-prifti katolik, Meno Simon me origjinë nga Holanda.

Prandaj pasuesit e tij do të quheshin menonitë. Pas persekutimit në Evropë, në vitin 1737, 21 familje Amish u larguan nga Hollanda, dhe u vendosën në Pensilvani, përpara se të përhapeshin në pjesën tjetër të SHBA-së. Ata bëjnë një jetë shumë strikte në pikëpamja morale. Seksi para martesës është i ndaluar.

Megjithatë ata u japin të rinjve të rritur shansin që duke nisur nga mosha 16 vjeç, të përjetojnë ndjesitë e botës së jashtme, në një periudhë të njohur si “Rumspringa”. Ajo çfarë bëjnë gjatë kësaj kohe të rinjtë Amish, mund të ndryshojë nga zona në zonë. Disa veshin rroba moderne, të tjerët shkojnë në kinema dhe ngasin makina.

Sidoqoftë, në disa raste, të rinjtë e këtij komuniteti festojnë, konsumojnë drogë dhe alkool, ose kryejnë marrëdhënie seksuale. Pasi provojnë botën e jashtme, të rinjtë duhet të zgjedhin nëse duan të pagëzohen. Nëse zgjedhin të bëjnë këtë, janë të detyruar të rrëfejnë mëkatet e tyre dhe pas pagëzimit mund të martohen.

Nëse dikush zgjedh të mos pagëzohet, ai duhet të largohet nga komunitetit, por mund të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen e tij Amish. Njerëzit e këtij komuniteti nuk lejohen të luajnë instrumente muzikore apo të dëgjojnë muzikë, përveç atyre që vijnë nga libri i këngëve të tyre i quajtur “Ausbund”. Arsyeja pse nuk lejohen të luajnë në instrumente, është sepse kjo cilësohet një formë vetë-shprehje, dhe mund të çojë në ndjenja të krenarisë dhe epërsisë.

Fëmijët e këtij komuniteti përdorin kukullat Amish, që janë tejet të veçanta, pasi nuk kanë fytyrë. Ndërsa nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë, mendohet se pa një identitet, kukulla përforcon idenë se të gjithë jemi njëlloj para Zotit.

Nëse do të ftoheshit për një vizitë në shtëpinë e një familje Amish, përveç faktit që ata nuk kanë televizor apo pajisje elektronike, do të vëreni se nëpër mure apo në tavolinë, nuk ka asnjë fotografi personale, si foto dasme ose foto të fëmijëve. Fotografitë janë të ndaluara, pasi shkelin disa parime të besimit të tyre.

Së pari, ata besojnë se fotografitë e njerëzve e theksojnë më tepër individualitetin, në një kohë që Amishët besojnë se të gjithë janë të barabartë në sytë e Zotit. Së dyti, një rregull i rëndësishëm është mos bërja e imazheve të gdhendura, dhe ata besojnë se fotografitë e shkelin këtë rregull. Së fundmi, Amishët duan të kujtohen më shumë për kontributin dhe mënyrën e tyre të jetesës, se sa për pamjen e tyre fizike.

Arsyeja pse nuk e përdorin teknologjinë moderne, është sepse mendojnë se ajo është e keqe. Ata druhen se ajo do të çonte në asimilimin e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë, në një kohë që të qenit një komunitet i veçantë dhe i pavarur është parimi kryesor i besimit Amish. Kjo është arsyeja pse ata nuk përqafojnë asnjë lloj mjeti të komunikimit masiv, si televizioni, muzika pop dhe interneti.

Edhe kur e përdorin energjinë elektrike, ajo vjen nga bateritë apo energjia diellore, dhe jo nga linjat e shërbimit publike. Megjithatë edhe mes tyre ka disa nëngrupe, që sillen ndryshe nga të tjerët, duke qenë më miqësorë ndaj teknologjisë moderne. Ndonëse ky sekt nuk pranon shumë anëtarë të rinj, popullsia e këtij komuniteti dyfishohet çdo brez.

Në fillim të viteve 1900, kishte rreth 5.000 anëtarë që jetonin në Amerikën e Veriut. Sot ka mbi 250.000. Kjo rritje e madhe, ndodhi për shkak se çiftet kanë mesatarisht nga 6-7 fëmijë. Por problemi është se martesat brendapërbrenda komunitetit, krijojnë një “rezervuar të cekët gjenesh”.

Kur kjo ndodh, defektet gjenetike kanë më shumë shanse të kalojnë tek brezi tjetër. Ndërsa sëmundjet më të zakonshme në mesin e këtij janë Imunodefiçenca e Rëndë e Kombinuar, që njihet edhe si “sëmundja e djemve me flluska”. Sindroma Kohen, një sëmundje që prek aftësitë e muskujve dhe zhvillimin mendor, si dhe nanizmi (xhuxhëve).

Nga ana tjetër mënyra e jetesës, u sjell disa përfitime shëndetësore, teksa ata kanë shkallë më të ulët të prekjes nga tumoret, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në lidhje me këtë ekzistojnë disa shpjegime. Por studiuesit besojnë se arsyeja kryesore është mënyra e tyre jetesës, ku duhani dhe alkooli janë të ndaluara, si dhe nga moskonsumimi i ushqimeve të përpunuara.

Ndërkohë Amishët janë shumë aktivë fizikisht, ndaj obeziteti mes tyre është i rrallë. Për më tepër, ata jetojnë thuajse të gjithë në zona rurale, ndaj janë larg ndotësve të mëdhenj. Së fundmi, edhe pse jeta në këtë komunitet nuk është tërësisht pa strese, njerëzit jetojnë dhe punojnë në një komunitet që është shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit./ TIRANA TODAY

 

Tags: Amishjetonsekti fetarshekullin XVIteknologji moderne

TË LIDHURA

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave
Kuriozitete

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

14:48 | 11/09/2025
Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Next Post
Është ndarë apo jo me Mozzik? Loredana sqaron gjithçka

Është ndarë apo jo me Mozzik? Loredana sqaron gjithçka

Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

Vrasja në Kavajë/ Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas

Vrasja në Kavajë/ Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi 2 persona në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë
Aktualitet

Ekzekutoi 2 persona në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë

by mirseda
20:19 | 13/09/2025
0

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije...

Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën

Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën

20:08 | 13/09/2025
Këlliçi: Kuvendi është bërë kopshti personal i autokratit

Këlliçi: Kuvendi është bërë kopshti personal i autokratit

19:59 | 13/09/2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

19:51 | 13/09/2025
Rikthim me barazim në “Selman Stermasi”, Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët

Rikthim me barazim në “Selman Stermasi”, Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët

18:33 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com