Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

Numri i viktimave në operacionin e Turqisë në veri të Sirisë po rritet. Së paku 11 civilë u vranë, ashtu si edhe dhjetëra luftëtarë kurdë, tha organizata monitoruese Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut. Ushtria turke raportoi për vdekjen e një ushtari të saj. Mijëra njerëz, ndërkaq, kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Sipas organizatës së ndihmës Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, rreth 64,000 vetë tashmë janë zhvendosur. Grupet e ndihmës thonë se rreth 450,000 mund të detyrohen të lëvizin. Turqia ka nisur të mërkurën operacionin ushtarak kundër kurdëve në veri të Sirisë, për të eliminuar, siç ka thënë, “terrorin” përgjatë kufijve të saj.

Operacioni ka nisur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga zona. Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Këto milici, që kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Një grup prej 29 republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA hartoi një legjislacion për sanksione kundër Ankarasë.

“Nëse Turqia dëshiron të trajtohet si aleate, ajo duhet të fillojë të sillet si e tillë”, tha kongresistja Liz Cheney.

Presidenti Trump e mbrojti vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Siria, duke thënë në një rast se kurdët “nuk na kanë ndihmuar neve në Luftën e Dytë Botërore”.

Por, ai mori një qëndrim më të ashpër ndaj ofensivës së Turqisë, për shkak të kritikave në SHBA dhe jashtë saj. Trump tha se sanksionet mund të ndërmerren nëse operacioni i Turqisë “nuk është njerëzor”.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se vija e kuqe nënkupton “spastrim etnik, sulme ajrore, me artileri dhe të tjera kundër popullatës civile”.

Të enjten, në një postim në Tëitter, Trump tha se SHBA-ja ka pasur tri zgjedhje: të dërgojë mijëra trupa (në Siri) dhe të fitojë ushtarakisht, të godasë rëndë Turqinë me sanksione ose të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Turqisë dhe kurdëve.

“Shpresoj të jetë kjo e fundit”, u tha më pas Trump gazetarëve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë.

“Që nga fillimi i operacionit, 109 terroristë janë vrarë”, tha Erdogan duke iu referuar luftëtarëve kurdë.

Më herët, ai ka thënë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se, në një takim me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar vetëpërmbajtje.

“E kam thënë se pres nga Turqia të tregojë përmbajtje dhe të sigurojë se veprimet e saj në veri të Sirisë janë të matura dhe proporcionale dhe shmangin më shumë vuajtje të njerëzve”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është thellësisht i shqetësuar nga rritja e dhunës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi të enjten për situatën në Siri, me kërkesën e pesë anëtareve të Bashkimit Evropian – Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Polonisë – të cilat kërkojnë që Turqia të ndalojë ofensivën e saj ushtarake.

Tags: kurdistanoperacioni turksiriviktimat

TË LIDHURA

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant
Bota

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025
“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”
Bota

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

20:25 | 10/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Vrasja në Kavajë/ Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas

Vrasja në Kavajë/ Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas

Venecia: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

Venecia: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

“Nënë mos qofsh, se nënë jam vetë”, Marsida shpërthen ndaj të ëmës së Dritanit

"Nënë mos qofsh, se nënë jam vetë", Marsida shpërthen ndaj të ëmës së Dritanit

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com