Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Osmani: Anëtarësimi në NATO, qëllim strategjik i Kosovës

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se anëtarësimi në NATO, është qëllim strategjik i Kosovës. Sipas saj, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, kontribuon në rritje të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. Megjithatë, Osmani ka thënë se anëtarësimit në NATO duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në programin e aleancës, Partneriteti për Paqe.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit me Stoltenbergun në Nju Jork, në të cilin ishte e pranishme edhe ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë program, ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i 30 vendeve anëtare të Aleancës.

Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo. Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. Të mërkurën, NATO-ja ka dërguar disa trupa rezervë të misionit KFOR për stërvitje në Kosovë.

Komandanti rajonal i KFOR-it, koloneli Christopher Samulski, ka thënë se ato janë pjesë e “planifikimeve normale”. Më 20 shtator, NATO-ja ka thënë se është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Sipas tij, situata, aktualisht, është e qetë, por e brishtë, andaj NATO-ja nuk e përjashton mundësinë e tensioneve të reja apo të dhunës, kur të skadojë afati për riregjistrimin e veturave, më 31 tetor. Situata në veri të Kosovës është tensionuar më 31 korrik, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet për hyrje/dalje dhe regjistrimin e targave të makinave në RKS.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak. Për shkak të tensioneve, dhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës e pati shtyrë zbatimin e vendimit për një muaj dhe barrikadat më pas janë hequr.

Ndërkohë palët janë dakorduar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, ndërsa vendimi për regjistrim të makinave, ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor. Autoritetet në Kosovë nuk kanë ofruar hollësi se si do të veprojnë pas skadimit të këtij afati. Në Kosovë vlerësohet se janë rreth 10.000 makina me targa të qyteteve të Kosovës – kryesisht KM (Mitrovicë e Kosovës) të cilat i lëshon Serbia.

Kosova i konsideron këto targa ilegale, meqë Prishtina dhe Beogradi kanë marrëveshje për liri të lëvizjes prej vitit 2011. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës tregojnë se, nga 1 shtatori, kur edhe ka filluar procesi i riregjistrimit, vetëm pesë makina kanë marrë targat RKS.

Dy prej tyre në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërsa tri të tjera në jug. /evropaelire

Tags: Jens StoltenbergNATOPresidentja e KosovësVjosa Osmani

TË LIDHURA

Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Rajoni

Shpërthim në një fabrikë riciklimi, raportohet për disa të plagosur

22:42 | 29/05/2026
Next Post

Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

Qeveria mbyll shkollën private turke në Tiranë

Bamirësia nuk të varfëron! Klinika dentare "Fundjavë Ndryshe", në shërbimin tuaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

by mirseda
09:33 | 04/06/2026
0

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në...

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com