Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

Nga: Belina Budini

Sulmi i sistemeve kompjuterike të institucioneve shqiptare është i rëndë, por po aq i rrezikshëm është hakërrimi që vetë kryeministri u bën mediave të këtij vendi. Për të mos folur për inxhinjerinë e tij elektorale dhe atë institucionale e sociale, për të cilën edhe metafora e hakerimit del e pamjaftueshme për ta përshkruar.

Pa dyshim, sulmi kibernetik nga jashtë është çështje e rëndësishme e sigurisë kombëtare që kërkon hetim dhe ekspertizë të lartë, si një përgjegjësi madhore e shtetit shqiptar. Aq më tepër kur këto sulme janë të përsëritura dhe me pasoja për të gjithë ne.

Mirëpo jo më tepër sesa kur sulmet vijnë nga brenda, sikurse është rasti i hakerimit të të dhënave personale të çdo të punësuari, votuesi apo zotëruesi automjeti në këtë vend, sulme këto po aq brutale dhe me përgjegjësi për institucionet. Vjedhja dhe përdorimi i të dhënave tona personale, në rastin e listave të patronazhistëve, nga vetë partia-shtet, kanë lënë pas jo vetëm një shije të hidhur, por edhe ndjesinë e të qenit të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj çdo trilli hakerues.

Kur flitet për trille, ai që më tepër është toleruar për të tilla është vetë kryeministri i këtij vendi, që në raport me mediat ka një repertor sjelljesh nga më të larmishmet dhe nuk e ekzagjerojmë po të shtojmë edhe atë të profilit të hakërruesit. Madje nuk është as krejt e re apo e papritur si sjellje po të kujtojmë jo thjesht hakërrimet e tij të vazhdueshme simbolike, ato të gjuhës, apo të mbeturat në tentativë, por precedentë konkretë si mësymje direkte në media sikurse ka qenë rasti me çështjen e Agon Channel, Lapsi.al, apo së fundi me News24 dhe Balkanweb.

Në secilin prej këtyre rasteve ndërhyrjet janë konsideruar të jashtëligjshme dhe janë penalizuar ose pezulluar me vendim gjykate, brenda ose jashtë vendit. Tejet flagrante dhe brutale për t’u justifikuar, akte dhune si këto e kanë nxjerrë pa dyshim zbuluar në mëkatin e tij të preferuar Edi Ramën: në tundimin për të “vrarë” median. Jo vetëm simbolikisht!

Është domethënës nxitimi përmes Policisë së shtetit, pa patur një vendim gjyqësor për këtë, për të urdhëruar sekuestrimin dhe bllokimin e publikimeve nga të gjitha mediat shqiptare të informacioneve që mund të dalin nga databaza e hakeruar, edhe pse mund të jenë me interes dhe në shërbim të publikut. Si edhe në rastin e projekt-ligjit për shpifjen, kryeministrin e bezdisur nga mediat e tradhëton impulsi censurues. I bashkëngjitet kështu aktit të hakerimit, edhe një akt censurimi. Të dyja të faturuara me një gjest të vetëm komunikimi si të ishin në një marrëdhënie shkak-pasojë, pavarësisht se janë krejt të palidhura.

Po kaq paradoksale është ideja e krijuar se kemi liri shprehjeje me bollëk në këtë vend, vetëm për faktin se çdokush thotë ç’ti shkrepë në rrjet. Sigurisht rrjetet sociale nuk mjaftojnë si instrumente për lirinë e të shprehurit. Kur censurohen mediat, që nga portalet e nënvlerësuara dhe deri tek ato klasiket e mbivlerësuara, na është hequr liria e të shprehurit të gjithëve bashkë. Prandaj sulmi ndaj mediave me anë të censurimit, përdorimit të dhunës, apo qoftë edhe në formë shantazhi, lë një shije po aq të hidhur sa edhe hakerimi, në mos më tepër. Kur autor i këtij sulmi nuk është një organizatë terroriste por vetë autoriteti shtetëror, nuk duket më e tepërt t’i shohësh njëlloj. Për analogji, të dyja përdorin aksesin e paautorizuar për të kompromentuar njëra rrjetet e të dhënave kompjuterike dhe tjetra mjetet e informimit publik. Cili nga të dy është më i rëndë? Kam frikë se ky i fundit!

*Dekane e UET.

Marrë nga rubrika “Mediapolis” në Liberale.al

Tags: belina budiniramasulmi kibernetik

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Qeveria mbyll shkollën private turke në Tiranë

Qeveria mbyll shkollën private turke në Tiranë

Bamirësia nuk të varfëron! Klinika dentare “Fundjavë Ndryshe”, në shërbimin tuaj

Bamirësia nuk të varfëron! Klinika dentare "Fundjavë Ndryshe", në shërbimin tuaj

Projektligji, hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit

Projektligji, hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

by mirseda
08:04 | 12/07/2025
0

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim...

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com