Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Projektligji, hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit

1 vit ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Projektligji, hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit

Veç dekoratave, qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri që do të rregullojë edhe titujt e nderit kombëtare dhe vendor. Sipas kësaj nisme, parashikohet ndarje dhe dallim mes “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim në muajin korrik.

Sipas relacionit, kjo nismë diferencuese ndërmerret duke mbajtur në konsideratë rregullimet ligjore të kësaj fushe të vendeve evropiane, kryesisht modelin italian dhe francez dhe kanë të bëjnë edhe me ripërcaktimin e rregullave dhe të procedurës përkatëse për dhënien e titujve të nderit. Ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar. Ligji në fuqi, i vitit 2013, parashikon se se dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës.

Projektligji parashikon dy llojet të titujve të nderit në nivel kombëtar: titulli Ambasador i kombit, i cili i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës, në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura e të qëndrueshme, që lartësojnë vlerën dhe figurën e kombit shqiptar; si dhe titulli Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, i cili i jepet shtetasve të huaj në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura në shërbim të kombit e shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike, brenda dhe jashtë vendit.

Në nivel vendor, titulli i parashikuar me ligj është vetëm Qytetar nderi, i cili jepet nga këshilli bashkiak për veprimtari të shquar brenda juridiksionit dhe në dobi të bashkisë ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit të bashkisë. Sipas projektligjit, ky titull nderi i jepet në çdo rast edhe personaliteteve të huaja të nivelit të lartë që vizitojnë një bashki në kuadër të një vizite zyrtare ose shtetërore.

Krahas tij, projektligji parashikon mundësinë e Bashkive për të krijuar tituj të vecantë vendorë nderi (jo më shumë se dy në një vit kalendarik), për të shprehur mirënjohjen e posaçme për veprimtarinë e shquar në dobi të komunitetit të saj.

Në të njëjtën linjë, me qëllimin për të moslejuar krjimin dhe dhënien në mënyrë të pajustifikuar të këtyre titujve, parashikohet se në vendimin e krijimit, Njësia vendore duhet të argumentojë nevojën për nderimin e veçantë, arsyen përse nderimi me titullin qytetar nderi, nuk është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm dhe emërtesën e titullit të veçantë vendor të nderit i cili përkon me një datë ose ngjarje të shënuar në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për titujt kombëtarë, nisma për dhënien e titujve të nderit i përket Presidentit të Republikës, i cili e ushtron kryesisht, ose me propozim të Kryetarit të Kuvendit, ose Kryeministrit. Ndërsa në rastin e titujve vendorë e drejta e propozimit i përket kryetarit të bashkisë, si dhe çdo anëtari të këshillit bashkiak. Projektligji parashikon, ndryshe nga ligji ekzistues, edhe mundësinë e kërkesës për ushtrimin e propozimit, që mund të paraqitet nga qytetarët drejtuar institucioneve, në favor të një personi të tretë treti. /Monitor

Tags: dekorata”projektligjqeveria shqiptare

TË LIDHURA

“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore
Aktualitet

“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

22:05 | 28/09/2023
Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë
Aktualitet

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë

21:44 | 28/09/2023
Shpërthen bombola e gazit në Bilisht, detajet e para
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht, detajet e para

21:05 | 28/09/2023
Next Post
Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 24 gradë Celsius

Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 24 gradë Celsius

“Situata e periudhës së fundit ishte kritike”, Rama: Gledis Nano ma ka konfirmuar mua dorëheqjen

“Situata e periudhës së fundit ishte kritike”, Rama: Gledis Nano ma ka konfirmuar mua dorëheqjen

“Do t’i marrim të ar*atosur”, Rama zbulon blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia

"Do t’i marrim të ar*atosur", Rama zbulon blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia

JU REKOMANDOJMË

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

11:22 | 28/09/2023
Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

18:26 | 27/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023




TË FUNDIT

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat
Rajoni

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

by mirseda
22:46 | 28/09/2023
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Premte 29 Shtator 2023

22:30 | 28/09/2023
“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

22:05 | 28/09/2023
Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë

21:44 | 28/09/2023
Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

21:09 | 28/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com