E diel, 31 Maj, 2020
16 C
Tirana

OSHEE sqaron si do bëhet faturimi referencë për marsin

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Kushtet e situatës së jashtëzakonshme, me lëvizje të kufizuara e kanë detyruar dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), që të përshtatet për faturimin e energjisë së muajit mars, duke përdorur edhe faturat referencë.

Sipas të dhënave nga OSHEE, për muajin mars, praktikisht do të kombinohet procesi i leximit normal për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh, rreth 60-70%, ndërsa për pjesën tjetër, në pamundësi leximi, do të aplikohet një vlerë referuese (gjendje kreditore) që do të ketë referencë marsin e kaluar të vitit 2019. Burimet nga OSHEE thanë se kjo zgjidhje ishte e detyruar, pasi stafi nuk punon me kohë të plotë dhe nuk arrin të bëjë leximin e të gjithë matësave, dhe nga ana tjetër mund të hasin dhe në një situatë të tillë, ku në shtëpitë private mund të mos i hapin dyert.

Por, si do të shmanget që familjari të mos paguajë më shumë apo më pak sesa ai ka konsumuar realisht në mars.

Burimet nga OSHEE sqaruan se leximi i radhës do të bëjë balancën dhe do të dalë diferenca në prill. Pra, nëse familja ka konsumuar më pak në muajin mars 2020, sesa në mars të një viti më parë kur është marrë referenca, atëhere fatura e prillit do të reflektojnë diferencën, duke e zbritur shumën që është paguar tepër. E kundërta, nëse është konsumuar më shumë.

Janë marrë në konsideratë edhe parametrat që e prodhojnë referencën e marsit. Pra nëse abonenti nuk banon nuk do të faturohet dhe kjo do të shihet bazuar dhe në konsumin e muajve të mëparshëm (dhjetor-shkurt). Por, nëse ka pasur konsum në dhjetor-shkurt, edhe marsi do të rezultojë me konsum, që do të balancohet sërish muajt në vijim.

Të dhënat paraprake flasin se për konsumatorët familjarë ka pasur një rritje të konsumit të energjisë në mars, për vetë faktin se kanë qëndruar për një periudhë më të gjatë në shtëpi, e kundërta ka ndodhur me bizneset.

OSHEE tha se çdo lloj ankese do të marrë prioritet 10 ditë për tu zgjidhur, por në çdo rast, leximi i muajit të radhës do të shërbejë për balancim.

Si do të veprohet për bizneset

Shumë biznese, si bare, restorante e shërbime të tjera rezultojnë të mbyllura, nga 20 marsi, pas një vendimi të qeverisë, në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit, që ka nxjerrë dhe listën e aktiviteteve që nuk lejohen të punojnë.

Për këta biznese, OSHEE sqaron se faturimi do të bëhet për 15 ditë, po me referencë marsin e vitit të kaluar. Njësoj si me familjarët diferencat do të kompensohen muajin në vijim.

Rreth 70% do faturohet sipas matëseve

OSHEE vlerëson se 70% e abonentëve do të faturohen në bazë të leximit real për muajin mars dhe pjesa tjetër do të ketë faturim referencë. Nëse në prill do vazhdojë e njëjta situatë, do të vijojë krijohet një grafik leximi, por në çdo rast, do të bëhet kompensimi, me shumë apo më pak, në bazë të leximit real të muajve në vijim.

Më herët, kryeministri Rama ka pohuar se është shumë e rëndësishme që energjia të paguhet, pasi kjo mundëson mbarëvajtjen e aktivitetit të operatorit të energjisë, i cili është i detyruar që ta blejë atë. Një lehtësi që u bë ishte falja e kamatëvonesave. Ndërkohë që pikat ku mund të paguhet energjia janë të shumta, nga ato të OSHEE-së, postave dhe kanaleve alternative.

Vendimi i miratuar nga ERE

Në kushtet kur masat e marra nga qeveria kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale për punonjësit e OSHEE, kompania i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë i cili ka miratuar edhe vendimin përkatës mbi të cilin do të kryhet procedura e leximit dhe faturimit në këtë periudhë.

Sipas një praktike të njohur e të zbatuar në shumë vende të tjera, OSHEE do të aplikojë vlerat referencë të konsumit për ato raste kur do ta ketë të pamundur leximin fizik të matësit.

Rreth 70% të abonentëve familjarë do tu lexohet matësi nga ekipet tona në terren. Për 30% të abonentëve të tjerë për të cilët ky proces do të jetë i pamundur, do të aplikohet vendimi i ERE Nr. 58,  dt.26.03.2020 për faturimin me vlerë reference. Vlera e referencës është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra Mars 2019. Për këto raste, sqarojmë se në leximin e muajit pasardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës. Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa pasur nevojë për një kërkesë/ankesë nga abonentët.

Për subjektin jo familjar OSHEE siguron lexim dhe verifikim të matësit për afro 90% të abonentëve. Për pjesën e mbetur do të aplikohet sërish vendimi i ERE-s për vlerë reference.

Referuar kategorisë njësi shërbimi (si bare, restorante, noteri, etj.), të cilat rezultojnë të mbyllura në zbatim të Aktit Normativ dhe ku nuk është e mundur aksesimi i sistemit të matjes, OSHEE do të aplikojë vlerë referencë zëvendësuese vetëm për ditët që kanë pasur aktivitet, pra kanë qenë hapur.

Për shkak të vendosjes së karantinës dhe izolimit të qytetarëve brenda banesave të tyre, konsumi i energjisë elektrike në vend ka pësuar rritje. Rrjedhimisht, sasia e energjisë së konsumuar për muajin Mars 2020 nga një abonent ka pritshmërinë të jetë më e lartë se ajo e një viti më parë.

Në terma konkret, zbatimi i skemës së referencës në faturimin e këtij muaji do të bëjë që këta abonentë të paguajnë një vlerë më të ulët se ajo e konsumuar prej tyre.

Në muajin pasardhës, OSHEE do të mund të kryejë leximin faktik të matësit për këta abonentë dhe do të kryejë sistemimin e faturimit. Në çdo rast, abonenti do të paguajë vetëm për energjinë e cila është konsumuar prej tij dhe që është e reflektuar në matës.

Bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare të cilat e zbatojnë gjerësisht faturimin me vlera reference mbi muaj me karakteristika dhe konsum të njëjtë, OSHEE garanton se do të kryejë leximin e konsumit me cilësi dhe standard./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Më 1 Qershor hapet Parku Rinia, ja si duket pas përfundimit të punimeve

Me rastin e Festës së Fëmijëve, 1 Qershor, raportohet se Bashkia e Tiranës do të hapë Parkun Rinia. Punimet kanë përfunduar dhe tanimë parku mirëpret...

Përfaqësuesi i SHBA diskuton veçmas me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Ende nuk ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë “balkanweb” raporton se një përfaqësues i ambasadës së SHBA ka marrë veçmas Gjiknurin...

“Censuruesja” e re e filmave, Corona! A do të shohim më puthje në ekran

Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani. Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli....

Polici që kupton protestuesit: Keni të drejtë që jeni të inatosur

Një polic në Atlanta të SHBA-së habiti protestuesit që kanë dalë nëpër rrugë pas vdekjes së George Floyd, duke u thënë se kanë të...
WhatsApp KONTAKTO TT