Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Origjina e Covid-it mund të mos dihet kurrë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Origjina e Covid-it mund të mos dihet kurrë

Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por ata kanë arritur në përfundimin se nuk është krijuar si një armë biologjike.

Në një vlerësim të përditësuar se ku filloi virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI) tha se një transmetim nga kafsha te njeriu dhe një rrjedhje laboratorike, ishin të dyja hipoteza të besueshme për mënyrën se si u përhap.

Por nuk kishte informacion të mjaftueshëm, për të arritur në një përfundim. Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një rishikimi 90-ditor që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.

Ai tha se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të ulët” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur. Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë Wuhan.

Raporti tha gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Wuhan, në fund të vitit 2019. Por Kina po vazhdonte të pengonte hetimin global, dhe të rezistonte ndaj ndarjes së informacionit.

Autoritetet kineze i lidhën rastet e hershme të Covid-19 me një treg ushqimesh deti në Wuhan, duke i shtyrë shkencëtarët të nxjerrin teori se virusi fillimisht kaloi te njerëzit nga kafshët.

Por në fillim të këtij viti, raportet e mediave amerikane sugjeruan prova në rritje se virusi mund të kishte dalë nga laboratori Wuhan, aksidentalisht.

Në maj, presidenti Biden urdhëroi zyrtarët e inteligjencës të hetojnë origjinën e virusit, duke përfshirë teorinë e rrjedhjes së laboratorit, e cila është hedhur poshtë nga Kina.

Covid-19 dhe Wuhan: Pse nuk dimë më shumë?

Duke iu përgjigjur raportit të inteligjencës, ambasada kineze në Uashington tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters: “Lëvizjet e SHBA-së për t’u mbështetur në aparatin e saj të inteligjencës në vend, të shkencëtarëve për të gjurmuar origjinën e Covid-19 është një farsë e plotë politike. Ne kemi mbështetur përpjekjet e bazuara në shkencë për gjurmimin e origjinës dhe do të vazhdojmë të jemi aktivisht të angazhuar. Thënë kështu, ne kundërshtojmë me vendosmëri përpjekjet për të politizuar këtë çështje”.

Rreth 240 milionë raste të Covid-19 janë konfirmuar në mbarë botën, me më shumë se 4.9 milionë vdekje.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: inteligjenca amerikanepandemiaVirusi

TË LIDHURA

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Durrës/I vjedhin motorin dhe gjen vetë hajdutin, por policia e lë të lirë

Durrës/I vjedhin motorin dhe gjen vetë hajdutin, por policia e lë të lirë

Nesër ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat

Nesër ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat

Rregulla të reja për abonetë, ja pikat ku do shiten

Rregulla të reja për abonetë, ja pikat ku do shiten







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com