Këngëtari Mateus Frroku dhe aktorja Elion Pitarka performuan mbrëmjen e djeshme në skenën e “Dance with me”.
Ndërsa Eliona mundohej të jepte më të mirën e saj në këtë interpretim, partneri i saj në kërcim, Mateus revoltoi një nga anëtarët e jurisë, Enadën. E cila u shpreh se nuk do t’i jepte pikët maksimale, edhe pse e vlerësoi shumë Elionën.
Sipas saj, ai rrëzoi të gjithë fuqinë e interpretimit që përcolli Eliona.
Enada: Kërcimi ishte shumë i bukur, i fortë…Mos më qesh, të lutem mos më qesh, sepse pikërisht në këtë kërcim ti duhet të ishe shumë serioz. Sepse nuk ishte as një paso doble që kishte brenda ndonjë efekt komik e do ta pranoja. Më vjen keq, sepse Eliona me shumë fuqi, me interpretim, ti e rrëzon të gjithë gjënë. Ishe shumë mirë, kishe momente që ishe shumë bukur dhe në interpretim dhe në lëvizje, kur në momente të caktuara i vije një buzëqeshje dhe e rrëzojë komplet gjithë gjënë.
Mateus: Shiko, ne nuk na kanë thënë këtë javë të mos qeshim.
Enada: Ore nuk të vjen keq për atë që ke në krah… që të zbukuron kur e ke në krah.