Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Orbanizimi” i Serbisë: Rruga e Aleksandër Vuçiç drejt autoritarizmit konkurrues

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Orbanizimi” i Serbisë: Rruga e Aleksandër Vuçiç drejt autoritarizmit konkurrues

Nga: Boban Stojanovic &  Fernando Casal Bérto “The Globe Post”

Më në fund serbët po ngrihen kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Gjatë 5 muajve të fundit, në kryeqytetin Beograd dhe në mbarë vendin, janë zhvilluar protesta të mëdha kundër sundimit të tij, dhe veçanërisht kundër përdorimit të dhunës politike ndaj opozitës.

Por rruga e Serbisë drejt anti-liberalizmit, nuk është diçka e re.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, dhe ato presidenciale të 2017-ës, kanë treguar se si demokracia e Serbisë është duke degraduar në mënyrë progresive, dhe se si ndryshimi i pozitave të Vuçiçit nga një kryeministër (më i fuqishëm) në president (më figurativ), mundi të çojë edhe në rënien e demokracisë në Serbi .

Ndërsa demokracia mund mos ketë rënë ende, një gjë është e sigurtë: pas 7 viteve të regjimit të Vuçiçit, të karakterizuar nga kapja e institucioneve, medias dhe sektorit publik nga partia e tij, Serbia nuk është më një “demokraci difektoze”, por më tepër një “autoritarizëm” konkurrues.

Në regjimet autoritare konkurruese, institucionet formale demokratike pranohen gjerësisht si mjeti kryesor i përmbushjes së vullnetit politik. Megjithatë, aktorët dhe udhëheqësit politikë, i thyejnë aq shpesh rregullat, sa që regjimi nuk arrin të përmbushë as standardet minimale demokratike.

Në këto regjime, zgjedhjet shumëpartiake mbahen rregullisht, por rregullat e lojës nuk janë të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Mediat janë të kontrolluara nga qeveria, burimet publike keqpërdoren, dhe votuesit e vuajnë presionin, duke i dhënë partisë në pushtet një avantazh të pamerituar mbi opozitën.

Që kur Partia Progresiste Serbe (SNS), u ngjit në pushtet në vitin 2012, në vend janë mbajtur 2 herë zgjedhje të parakohshme. Përveç viteve 2014 dhe 2016, kur zgjedhjet u mbajtën vërtet, çdo vit SNS kërcënon vazhdimisht me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Më së fundmi, ajo ka përmendur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në qershor.

Kjo qasje e kombinuar me kërcënimet dhe shantazhet ndaj opozitës, e kufizon ndjeshëm aktivizimin e qytetarëve, dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje. Për më tepër, në të gjitha fushatat zgjedhore qeveria ka mediat publike, ku në shumë raste, qeveria dhe propaganda e partisë janë bërë të padallueshme.

Për më tepër, parregullsitë në ditën e zgjedhjeve (siç është fshehtësia e votës) tolerohet, dhe shumë shpesh përdoren mjetet financiare për blerjen e votës, apo detyrimin e punonjësve publikë për të votuar pro qeverisë, nëse nuk duan të humbasin punën e tyre.

Sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe çdo medie të pavarur ndodhin çdo ditë, veçanërisht ndaj atyre që hetojnë skandalet e korrupsionit, ose veprimet e paligjshme. Në fund të vitit të kaluar, një gazetar për pak sa u vra në Beograd. Vëzhguesit lokalë dhe Bashkimi Evropian, e kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se mjedisi aktual mediatik, është tipik për regjimet autoritare konkurruese.

Sipas “Reporterëve pa Kufij”, Serbia ka deri më tani situatën më të keqe të mediave në të gjithë Ballkanin. Ashtu siç ndodh shpesh në regjimet konkurruese autoritare, pavarësisht nga ndryshimi i posteve, Vuçiç mbetet jo vetëm udhëheqësi i partisë në pushtet, por ai është gjithashtu figura më e fortë politike në vend.

Edhe pse sipas Kushtetutës, është ende fuqia kryesore legjislative, parlamenti serb e ka humbur plotësisht rolin e tij. Gjatë seancave nuk ka thuajse asnjë diskutim. Një shembull i qartë është aprovimi i buxhetit të vitit 2019, ku partia në pushtet e shtyu kohën me diskutime boshe, për të parandaluar shprehjen e qëndrimeve nga opozita.

Institucione të tjera shtetërore, përfshirë Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Agjencinë kundër Korrupsionit, kanë përjetuar pengesa të vazhdueshme nga qeveria e varur nga SNS. Siç theksohet nga disa raporte nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare , si sundimi i ligjit ashtu edhe pavarësia e gjyqësorit, kanë shumë probleme në Serbi.

Edhe polarizimi politik, përfshirë dhunën, është në rritje. Tentativa për vrasje nga liderit të  koalicionit opozitar, Borko Stefanoviç gjatë një debati politik në nëntor, dhe në veçanti, vrasja e Oliver Ivanoviçit në janarin e 2018, ishte pika e vlimit të pakënaqësisë popullore.

Ajo çoi në protesta të mëdha të vazhdueshme në të gjithë vendin, kundër qeverisë në përgjithësi, dhe Vuçiçit në veçanti. Opozita ka nisur të bojkotojë seancat parlamentare, dhe po diskuton mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që ato të mbahen, këtë vit apo më 2020-ën.

Tragjedia më e madhe e të gjithave, është se ashtu si në vendet e tjera të Evropës Qendrore, degradimi i demokracisë në Serbi, po ndodh nën sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Për shkak të angazhimit të tij në bisedimet me Kosovën, Vuçiç ka marrë vazhdimisht mbështetje nga Perëndimi, duke ndihmuar në krijimin e asaj që disa e kanë quajtur tashmë një “stabilitokraci”.

Megjithatë, në qoftë se Shtetet e Bashkuara, dhe sidomos BE-ja, duan të ruajnë besueshmërinë e tyre në rajon dhe më gjerë, ata duhet të mbajnë sytë hapur, dhe të reagojnë para se të jetë tepër vonë, para se Serbia të shndërrohet si Hungaria e Viktor Orban.

TIRANA TODAY

Tags: Aleksandër VuçiçautoritarizmiSerbia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Takimi me Merkel dhe biseda me Macron, Rama nxjerr pamjet

Takimi me Merkel dhe biseda me Macron, Rama nxjerr pamjet

Ish-deputeti nxjerr fotot: Badigardi i Ramës që u bë shef

Ish-deputeti nxjerr fotot: Badigardi i Ramës që u bë shef

Video/ A vdiq Hitleri në bunkerin e tij? 10 teoritë kryesore rreth fundit të Fyhrerit 

Video/ A vdiq Hitleri në bunkerin e tij? 10 teoritë kryesore rreth fundit të Fyhrerit 







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com