E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Ish-deputeti nxjerr fotot: Badigardi i Ramës që u bë shef

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, shkruan se shefi i ri i rendit në Elbasan ka qenë për një kohë të gjatë badigardi i kryeministrit Rama.

Boçi ka publikuar disa foto të Armand Muçës nga e shkuara e tij si badigard, e më pas foto nga tubimi i fundit i opozitës në Elbasan, ku u prit me protesta kryeministri Rama.

Sipas Boçit, Muça ishte dhunuesi më aktiv në këtë protestë.

Postimi i Boçit:

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF

Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.

I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.

Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.

Po cili është ky personazh?

Është ARMAND MUÇA.

Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.

Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.

E ç’pritet nga ky tipi?

Ka ardhur në Elbasan me mision.

Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.

Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.

Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...