Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Optimizmi, forcë për të jetuar

9 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Mënyra sesi ne zgjedhim të shohim botën është mënyra sesi ne vendosim të përballemi me atë që ajo na ka rezervuar. Këndvështrimi është shumë i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për uljet dhe ngritjet e vazhdueshme të cilat janë të pashmangshme. Dukshëm njerëzit ndahen në dy kategori të mëdha, optimistët dhe pesimistët. Të shohësh anën e mirë të gjërave më të këqija, është një dhunti që jo shumëkush e ka, por të gjithë mund ta kultivojnë te vetja.

Kultivoni optimizmin

Të jesh optimist çdo ditë është e vështirë. E sidomos kur çdo dite e juaja është e mbushur me probleme që grumbullohen pak e nga pak, me horizonte gjithnjë e më pak të kapshme. Nëse sheh rreth e përqark kupton që vendi ynë ka shumë korrupsion, keq bërje, krizë ekonomike, papunësi, ndotje e shumë gjëra të tjera; në këtë mënyrë është e lehtë të biesh në pesimizëm. Gjërat nuk përmirësohen duke dëgjuar historitë e njerëzve. Secili ka barrën e vet për të mbajtur. Jetojmë në një kohë të ngarkuar me vuajtje.
E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, ka njerëz që ia dalin të kultivojnë anën pozitive të jetës, përtej vështirësive me të cilat përballen. Natyrisht nuk jemi duke folur për ata që janë pa vetëdije entuziastë nga lumturia në çdo moment të ditës. Po flasim për ata njerëz që janë të përfshirë nga një optimizëm i shëndetshëm, shkruan Psikologjia.

Çfarë është optimizmi?

Optimizmin mund ta mendojmë si një energji e brendshme, që me t’u aktivuar ngjyros mënyrën se si e shohim jetën dhe na bën të përjetojmë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Të qenit optimistë, nuk nënkupton se duhet të injoroni problemet, të bëni sikur çdo gjë shkon mirë dhe që planeti është një parajsë e pakrahasueshme. Jo. Të qenit optimistë nënkupton të njihni ekzistencën e problemeve dhe të përshtateni për të gjetur një zgjidhje, me bindjen se do ta gjeni.
Optimizmi është një sjellje realiste dhe njëkohësisht e realizueshme. Optimisti nuk shkurajohet që në pengesat e para të jetës, por gjen një mënyrë t’i kalojë ato, t’u japë një sens, një kuptim, si në situata problematike ashtu dhe në ato të dështimit. Dhe pikërisht nga dështimet, ai mund të rifillojë nga e para, sepse dështimin ai e konsideron përvojë, pasuri, energji për të rifilluar. Ja sepse sjellja optimiste është garanci suksesi në të gjitha fushat.

Optimizmi është aroma e jetës

• Shikoni gjithmonë aty ku të tjerët janë më të mirë dhe mundohuni të mësoni
• Shikoni aty ku gaboni, në mënyrë që të mos përsërisni më të njëjtat gabime
• Mundohuni të silleni mirë
• Ankohuni për 5 minuta dhe për 55 të tjerat mendoni se si të zgjidhni problemet

Njerëzit optimistë janë të vetëdijshëm për shqetësimet dhe pengesat e jetës, por edhe të vërtetë e të fokusuar drejt së ardhmes. Optimisti i vërtetë është i vetëdijshëm që jeton në një botë jo perfekte, nuk pret që gjërat herët a vonë të rregullohen vetë. Optimizmi bazohet mbi besimin që ushqejmë brenda vetes, mbi aftësitë tona për të kuptuar aspektet pozitive të ngjarjeve. Për shembull, Thomas Edison për të krijuar llambën e parë inkandeshente bëri më shumë se 10.000 eksperimente para se t’ia dilte mbanë. Dhe kur e pyesnin për eksperimentet e tij të dështuara ai përgjigjej: “Nuk kam dështuar, por kam gjetur 10.000 mënyra që nuk funksiononin”.
Dështimet, në vend që të na mposhtin dhe të na nxjerrin jashtë loje nga ndeshja me jetën, na afrojnë më shumë se synimin. Ndaj, një optimist është ai që krijon një mundësi nga vështirësitë e tij.

Thelbi i optimizmit nuk është vetëm të shohësh përtej situatave që paraqiten, por është një forcë jetësore, forca për të shpresuar kur të tjerët heqin dorë, forca për të mbajtur kokën lart, atëherë kur duket se gjithçka dështon, forca për të duruar e përballuar edhe rëniet.

Tags: forcejetakendveshtrimoptimizemsfida

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Rimbursimi i teksteve shkollore, ja kategoritë që përfitojnë në Shqipëri

Kryeministri jep njoftimin e rëndësishëm, ja afati i aplikimit për t’u punësuar në administratë

Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, reagon drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com