Teksa pritet që opozita të zbarkojë sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës, në Kuvend do të jenë sot dy deputetët e LSI-së. Është vetë LSI-ja e cila përcjell lajmin, duke bërë me dije se deputetët Lefter Koka dhe Vangjel Tavo do të jenë vetëm për procedurë, pasi kanë shkelur limitet e mosprezencës në sallë.
https://tiranatoday.com/e-enjtja-e-nxehte-opozita-zhvendoset-sot-ne-vlore-ne-takim-aleati-i-ri-ke-pritet-te-denoncoje-basha/
“Sot në Kuvend do marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do të jenë vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë.
Pra do jenë sot në Parlament, për të shmangur djegien e mandateve, dhe pas kësaj do te rilenë sallën menjeherë. Tavo dhe Koka kane munguar për arsye familjare”, njofton LSI.
Mazhoranca pritet të miratojë disa ligje, ku më i rëndësishëm është dekreti i Presidentit Meta, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Dje, në orët e para të ditës, kryeministri Rama zhvilloi një takim për 60 minuta në Kuvend me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
https://tiranatoday.com/avazi-i-teatrit-rama-shkon-ne-zyren-e-rucit-me-3-te-tjere/
Po dje, Basha ka kërcënuar se kush voton pro ligjin, është terrorist. Basha, tejet i prerë, ka lajmëruar kolegët e mazhorancës se kushdo që do të ngre kartonin për të votuar pro ligjit, të cilin e konsideron antikushtetues, do të konsiderohet dhe do trajtohet si terrorist nga opozita.
https://tiranatoday.com/ligji-per-teatrinbasha-cdo-deputet-qe-e-voton-terrorist-grusht-shteti/