Ndryshe nga herët e tjera këtë të enjte opozita ka ardhur në Kuvend me pankarta. Deputetët e saj mbajnë në duar pankarta ku shkruhet” Liro kuksianet”, “Arresto kriminelët”.
Opozita nuk heq dorë nga lirimi i 11 qytetarëve kuksiane të cilët janë të arrestuar lidhur me protestën e zhvilluar dy javë më parë në Kukës, pas vendosjes së tarifës për Rrugën e Kombit.
Ndërsa deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka lenë një pankarte kryeministrit Edi Rama, ndërkohe që ai ishte i ulur ne vendin e tij në sallën e Kuvendit.
Teksa kryedemokrati Basha ishte ne foltore dhe po fliste, Noka i është afruar Rames dhe i ka lëne pankartën me shënimin “Liro Kuksianet”.