Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka bërë publike një sms të dërguar nga zyra e bashkisë së Vlorës, ku kërkohet pjesëmarrje masive në takimin me kryeministrin Rama.
Ai këtë e cilëson si një terror ndaj administratës. Në statusin e radhës në Facebook, deputeti i LSI-së ka kërkuar nga ana e qytetarëve që ta refuzojnë Ramën, ku për të mbajtur pushtetin, ai ushtron presion ndaj qytetarëve.