Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Opozita mban seancën e jashtëzakonshme, Haradinaj dhe ministrat largohen nga seanca

8 vjet ago
in Të Gjitha
Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Me disa javë vonesë, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme me të vetmen pikë në rendin e ditës, përkatësisht debatin e thirrur nga opozita rreth parimeve programore të Qeverisë për vitin 2017 -2020.

Deputetët opozitarë, iniciues të këtij debati, kanë kritikuar Qeverinë dhe programin e saj, duke vlerësuar se ai nuk është premtues.

Shefi i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se programi i Qeverisë Haradinaj është i njëjtë si ai i qeverive të kaluara që bazohet mbi premtime të parealizueshme.

“Këto programe qeverisëse nuk janë asgjë më shumë sesa përmbledhje frazash formale të cilat e kanë për detyrë ta përmbushin veç një perceptim, perceptimin që Qeveria ka program, që Qeveria ka koncept. Prandaj unë them se më mirë është që Qeverinë Haradinaj të analizojë prej kur është themeluar e deri më sot, çfarë shembulli dha për 3 javë ditë. Më së pari se si u krijua na dha shembullin më të keq të një Qeverie të ndërtuar mbi pazare të ulëta“, tha Konjufca.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shtuar Konjufca, po i ikë përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Kurse, Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se me zgjedhjen e Qeverisë Haradinaj, Kosova nuk ka evituar krizën.

“Është thelluar kriza. Është e pafalshme që ende kemi 1600 të pagjetur dhe nuk mund të hapet kjo temë me ketë përbërjes të Qeverisë. Ne si LDK do të jemi gardianë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, për të ndaluar këtë Qeveri që të çojë vendin prapa ashtu siç ka filluar me shkelje të vazhdueshme duke shkarkuar borde me hu në krahë“, tha Hoti.

Duke vlerësuar se deputetët e Kuvendit nuk po i përmbahen pikës së rendit të ditës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë fjalën duke kërkuar korrektësi dhe debat konstruktiv.

“Ju kam dërguar programin qeverisëse brenda javës. I mirë e i keq, e keni programin. Kurdo që jeni të gatshëm të diskutojmë për programin qeverisës që e keni marrë, do të vij dhe do t’ju respektoj. Ju respektoj edhe për kërkesën për seancën e nesërme për raportim e pyetje për interpelancë. Sa i përket kësaj teme, mendoj se jeni duke bërë hajgare dhe vazhdoni me hajgare“, tha Haradinaj.

Ai po ashtu thase opozita nuk ishte e interesuar për debat në ditën kur ishte votuar Qeveria, prandaj, sipas tij, akuzat që po i bënë tani opozita janë të padrejta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe ndaj kritikës së shprehur nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili tha se Haradinaj ka një marrëveshje sekrete me Listën Serbe.

“E vetmja marrëveshje që ka Ramush Haradinaj me Listën Serbe është se ne këto përgjegjësi i marrim dhe punojmë në bazë të përgjegjësive në vend dhe betimi është dhënë me Kushtetutën e vendit“, tha Haradinaj.

Duke e vlerësuar debatin si jokonstruktiv, Haradinaj bashkë me kabinetin e tij qeveritar lëshuan sallën duke u dhënë një mesazh deputetëve me fjalët- ‘rrini në punë’.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë më serioz në raport me opozitën.

Ndërkaq, Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se partitë politike në opozitë nuk e kanë lexuar fare programin e Qeverisë dhe po bëjnë kritika pa bazë, shkruan politiko.

“E keni programin qeveritar. Urdhëroni lexojeni sepse njëri nga folësit tha se nuk duam ta lexojmë programin e kësaj Qeverie. E çuditshme pse duan të kritikojnë“, tha Isufi.

Kjo seancë ishte thirrur nga opozita një ditë pas votimit të Qeverisë së Kosovës, më 9 shtator, por ishte ndërprerë pasi që partitë në pushtet dhe kabineti qeveritar nuk pranuan të marrin pjesë në të.

Tags: e jashtëzakonshmeharadinajlargohenmbanministratopozitaseancaseancën

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Kukësi-Skënderbeu/ Fitojnë më të mirët

Kukësi-Skënderbeu/ Fitojnë më të mirët

Bankat pranojnë dështimet,  ja sa milionë euro është shifra e kredive të humbura

Bankat pranojnë dështimet, ja sa milionë euro është shifra e kredive të humbura

Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Pse Donald Lu foli me emra?







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com