Partia Demokratike ka njoftuar se në protestën e sotme, sipas informacioneve nga degët e saj, janë nisur drejt Tiranës rreth 65 mijë protestues.
Sipas PD, parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës.
Kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama, dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Shifrat
Qarku Durrës – 9850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
Qarku Dibër – 3550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
Qarku Korçë – 4600 qytetarë
Qarku Berat – 3050 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 5250 qytetarë