Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita e shitjes ambulante të çikërrimave politike

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ra ky koronavirus dhe Bashkimi Europian më në fund na pa

Nga Alfred Peza

Nuk kanë asnjë lidhje në asnjë pikëpamje me ata qindra e mijëra, që prej 30 vjetësh janë vetëpunësuar dhe mbajnë familjet e tyre, përmes njërit prej modeleve më fisnike të tregëtisë lëvizëse të mallrave me pakicë. Por meqë i shohin më shpesh këto kohë, ndërsa janë duke pushuar buzë detit nëpër resorte turistike, opozitarëve tanë u ka pëlqyer aq shumë me sa duket modeli i tyre, sa ua kanë vjedhur. Duke e përshtatur për tu shitur shqiptarëve përmes tij, kudo ku ndodhen, çikërrimat e tyre politike!

Tregtarët ambulantë, jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë, kanë një veçori specifike që u përshtatet shumë opozitarëve tanë. U shërbejnë klientëve me gjithfarë lloje mallrash lehtësisht të transportueshme, të cilat ato besojnë me intuitën e tyre se u duhen, kudo ku ata ndodhen. Ky model është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të tregtisë së stacionuar nëpër dyqane, magazina a markete, e ku janë vetë klientët ata që shkojnë atje për të blerë mallrat që u nevojiten!

Po pse u përshtatet kaq shumë ky lloj modeli, i shitjes së çikërrimave politike, opozitarëve tanë? Sepse nuk janë të stacionuar gjëkundi, prej afro dy vjetësh, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë e të kërkojnë shërbimet që u nevojiten. As nëpër Njësitë Administrative, as nëpër Bashki, as në Parlament e askund tjetër ku një opozitë normale, e ushtron aktivitetin e vet politik në funksion të qytetarëve, anëtarëve dhe votuesve të vet.

Çfarë veçorie ka tregtia ambulante? Nuk është e specializuar për një kategori të veçantë shërbimi, mallrash apo produktesh të cilat me kalimin e kohës, gjithkush e di se ku mund ti gjejë. Por janë shitësit vetë ato që shkojnë tek njerëzit, me atë lloj oferte nëpër duar apo karroca e tezgat e tyre shëtitëse, që ata besojnë se kanë edhe më shumë nevojë klientët e tyre potencialë!

Ndaj opozitarët tanë i sheh prej dy vjetësh, qëshkurse kanë dalë në rrugë, të mos kenë asnjë plan konkret institucional. Asnjë projekt perspektiv në funksion të përsosjes së sistemit të vendit. Asnjë strategji afatgjatë. Asnjë kauzë të madhe qytetare. Asnjë alternativë qeverisëse të ndryshme nga ato të qeverisjes aktuale lokale dhe qendrore. Asnjë program të studiuar përmes alternativës së tyre politike dhe elektorale.

Ndaj i shihni gjithmonë e më tepër, të gjithë opozitarët tanë pa një lider serioz mbi kokë. Pa një ide fikse që të jep besim afatgjatë. Pa një plan që të bën të shohësh veten dhe nevojat e tua, në të ardhmen. Por sheh vetëm individë të shpërndarë kuturu nëpër çdo hapësirë të mundshme virtuale e mediale, që vrapojnë kush e kush për hesapin e vet opozitar, për ti shitur çdo shqiptari të mundshëm që u del përpara, çikërrimat e veta politike që besojnë se u duhen në këtë moment.

Shitësit ambulantë në sezonin veror, pushtojnë plazhet duke u shitur pushuesve nga produktet për të shuar etjen, freskuar e larguar sadopak vapën, e deri tek çikërrimat për tu argëtuar e kotur poshtë çadrave e nëpër shezlongë, për të kaluar kohën në rërë, buzë vijës së ujit e brenda në det. Pasi mbaron sezoni, të njëjtët i sheh të nesërmen para mureve të shkollave, duke u shitur çikërrima nxënësve. Nëpër stadiume, tifozëve. Tek liqeni, fëmijëve. Më 14 shkurt, të dashuruarve. Më 7 mars, mësuesve. Më 8 mars, nënave! E kështu, në çdo ditë, javë, muaj e stinë të vitit.

Edhe opozitarët tanë, i sheh të bëjnë të njëjtën gjë, duke kopjuar në mënyrën më të keqe tregtarët e mirë ambulantë. A ka radhë nëpër pikat e kalimit kufitar? A ka rënë ndonjë pikë shiu sot gjëkundi? Po zjarr në ndonjë pemë? A u bë ndonjë aksident në rrugë? A pat ndonjë lëkundje tërmeti? A mbeti ndonjë kosh me mollë pa u shitur? A po prishet ndonjë ndërtim pa leje? A po ndërtohet ndonjë vepër publike që ta pengojnë? A do arrestohet ndonjë kriminel? Hetohet ndonjë biznesmen? I pikon çatia ndokujt? A ka mbetur ndonjë arë pa punuar? Aty i ke edhe opozitarët tanë. Me statuse në rrjetet sociale. Konferenca shtypi. Deklarata. Intervista nëpër ekrane.

I keni vënë re se si kanë filluar të sulen, se kush e kush tua shesë shqiptarëve si diçka politike, çdo gjë që u del përpara? E bëjnë edhe me zë të lartë madje publikisht, me shpresën se dikush do i dëgjojë, e do gënjehet për tua blerë çikërrimat e tyre të padobishme politike? Tregtarët ambulantë, janë heronjtë e këtij sistemi ekonomik, për plotësimin e nevojave bazike të shoqërisë. Por trishtim i madh për opozitën e vendit tënd, ta shohësh të endet jashtë sistemit politik, duke mos përmbushur nevojat bazike të demokracisë!

Tags: Alfred Pezaopozitashitjes ambulante

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Guardiola largohet nga Manchester City? Agjenti i tij zbulon të vërtetën

Guardiola largohet nga Manchester City? Agjenti i tij zbulon të vërtetën

Kim Jong-un merr vendimin ekstrem, urdhëron dorëzimin e qenve për ‘mish restoranti’

Kim Jong-un merr vendimin ekstrem, urdhëron dorëzimin e qenve për ‘mish restoranti’







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’
Aktualitet

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

by mirseda
11:03 | 28/01/2026
0

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, i cili akuzohet për trafik droge. Ndërkohë, për shkak të...

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Duan të kalojë afati 3 mujor” ,Shoqëria Civile mesazhe të forta nga protesta

10:29 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

10:23 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com