E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në takimin e planifikuar të mbahet më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të diskutohet kryesisht për çështje të ekonomisë.

“Në fakt është vazhdim i bisedimeve për ekonominë, që kanë nisur në kohën kur bisedonim për rivendosjen e linjës ajrore dhe trafikut hekurudhor. Pra, këto janë kryesisht tema ekonomike për të cilat ne gjithmonë kemi bërë thirrje që të diskutohen”, tha Bërnabiq.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Administrata amerikane ka konfirmuar për “REL” se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Grenellit kanë nënshkruar marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe për autostrada ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por të cilat ende nuk kanë nisur së zbatuari. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...