Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita do të vijë në pushtet pa zgjedhje, Rama po luan me tezën e “Shqipërisë së Madhe”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Opozita do të vijë në pushtet pa zgjedhje, Rama po luan me tezën e “Shqipërisë së Madhe”

Nga Vessela Tcherneva, “European Council on Foreign Relations”

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut të dielën e shkuar, prodhuan si kandidat fitues kandidatin pro-BE dhe NATO, Stevo Pendarovski, anëtar i partisë së Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM). Pas gati një dekade, në fund të listës së aspirantëve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa gjigantë kohët e fundit, për të rikuperuar kohën e humbur.

Dhe këtu përfshihen protestat e mëdha dhe presionet e jashtme (nga Shtetet e Bashkuara dhe BE), që rrëzuan pas një dekade nga pushteti kryeministrin më jetë të gjatë Nikola Gruevski. Pasardhësi i tij – Zoran Zaev, një politikan relativisht i panjohur nga një qytet i vogël – u vu në krye të qeverisë së SDSM, që nënshkroi një traktat miqësie me Bullgarinë, dhe zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me fqinjën jugore, Greqinë, mbi emrin e saj. Marrëveshja u ratifikua me një diferencë të vogël votash në parlament. Fitorja e Zaev, ishte episodi i fundit në një proces që nisi më shumë se 3 vjet më parë, dhe që tregoi se një vizion i qartë dhe një vullnet i fortë politik, mundet të mposhtë udhëheqësit autoritarë, të zgjidhin zënkat me fqinjët, dhe ta rivendosin vendin si një kandidate e besueshme për t’u anëtarësuar në BE.

Tashmë, Shkupi pret që të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE-në, në gjysmën e dytë të këtij viti. Ndërkohë, muajt e fundit në rajon janë përhapur disa valë protestash. Të gjitha ato, janë ndikuar nga ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, dhe në të parë janë shumë të ngjashme: udhëheqësit e fortë (presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama), janë përballur me protestat e njerëzve në rrugë, për të kërkuar më shumë të drejta civile dhe politike.

Por ngjarjet në këto 2 vende ndryshojnë në përbërjen dhe qëllimet e tyre. Në Beograd, janë zhvilluar çdo javë protesta që nga fillimi i dhjetorit 2018. Megjithatë, vetëm muajin e kaluar, politikanët e opozitës kanë marrë një rol udhëheqës në to. Ndryshe nga vitet 1990, sondazhet sugjerojnë se 50 për qind e protestuesve aktualë, mobilizohen nga çështjet ekonomike, ndërsa rreth 40 për qind përqendrohen tek liritë civile, dhe vetëm 10 për qind mbi çështjen e Kosovës.

Gjithsesi për momentin, Partia Progresiste Serbe (SNS) e Vuçiç, mbetet dominante në Serbi, e ndjekur në distancë nga partneri i tij në koalicion, Partia Socialiste (ose SPS, ish partia e Millosheviçit, e cila tani udhëhiqet nga Ivica Daçiç).

Presidenti duket i bindur se mund t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme, nëse është vërtet e nevojshme që ato të zhvillohen. Ai duket se beson se mbështetja që mund të grumbullojë në komunitetet rurale, e kompenson kërcënimin nga demonstratat në qytete.

Opozita e grupimit Aleanca për Serbinë, beson se situata ka ndryshuar ndjeshëm 2 muajt e fundit, dhe se trajektorja e qeverisë aktuale nuk po e çon Serbinë në BE. Shqetësimi më i madh i partive të opozitës, është sasia e pabarabartë e mbulimit nga mediat shtetërore. Sipas Aleancës për Serbinë, një zgjidhje e mundshme për krizën aktuale, do të ishte një qeveri tranzitore, që do t’i jepte opozitës hapësirën e duhur në mediat publike, dhe duke garantuar në këtë mënyrë një nivel të barabartë në zgjedhje.

Ndërkohë, samiti i 29 prillit në Berlin, i bashkë-organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron, ishte një dëshmi e qartë se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), nuk ka luajtur rolin e një ndërmjetësi të ndershëm në emër të BE-së dhe shteteve anëtare të saj. Berlini, ishte i etur të rimerrte iniciativën, veçanërisht në dialogun Serbi-Kosovë. Me nxitjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Bolton, dialogu ka shkuar në një drejtim radikal, por jo origjinal.

Presidenti serb Vuçiç dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi, sugjeruan në fillim ta zgjidhnin mosmarrëveshjen mes vendeve të tyre, përmes një shkëmbimi territorial, ide që u sabotua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që imponoi një tarifë në nivelin 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

Samiti në Berlin, e zbehu më tej idenë e shkëmbimit të territoreve – të paktën derisa Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje më të gjerë, që do të çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe hyrjen në BE. Kjo nuk ka gjasa që të arrihet nën qeverinë aktuale serbe, për shkak të tonit të saj konfrontues dhe prirjeve autoritare.

Sipas sondazheve, 62 për qind e serbëve do të preferonin që vendi i tyre të mbetet në një konflikt të ngrirë me Kosovën, dhe shumica e tyre përkrahin zbatimin e Planit të Ahtisarit. Në këtë kontekst, aleatët dhe kundërshtarët e mëdhenj të Serbisë, duket se kanë zëvendësuar vendet: Vuçiç tani mbështetet në SHBA që të ushtrojë presion ndaj Haradinajt, për të shfuqizuar tarifat ndaj mallrave serbe, dhe që pas takimit me Vladimir Putinin në nëntorin e 2018-ës, duket se është bërë më skeptik për Rusinë.

Ndërsa, Moska është perceptuar gjerësisht si aleate tradicionale e Beogradit, shumë politikanë serbë janë të bindur se zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ishte në interesin e Rusisë. Ata besojnë se Kremlini synon të ruajë aftësinë e tij për t’u përzier aty ku është e mundur, tek mosmarrëveshjet e ndryshme.

Ndryshe nga Serbia, Shqipëria po përjeton një krizë politike, të diktuar jo nga mungesa e hapësirës politike për opozitën, por nga dëshira e opozitës për t’u ngjitur më shpejt në pushtet, dhe për të shmangur zgjedhjet që nuk mund t’i fitojë. Protestat atje, nisën pasi qeveria rriti taksat e shkollimit universitar.

Meqenëse kryeministri Edi Rama, e konsideron shpesh veten një tip trendi për rininë, protestat i shkaktuan një goditje imazhit të tij publik. Në përgjigje të kërkesave të protestuesve, ai krijoi një platformë për dialog, dhe uli tarifat e shkollimit. Megjithatë, opozita shfrytëzoi rastin dhe rinisi protesta, që më 18 shkurt arritën kulmin në vendimin e Partisë Demokratike, të opozitës së qendrës së djathtë, për të bojkotuar parlamentin.

Krerët e shoqërisë civile në Shqipëri, tentojnë ta përshkruajnë situatën si “modeli i Maqedonisë” i përmbysur. Sipas tyre, 47 për qind e popullatës nuk i besojnë asnjë politikani, ndërsa 75 për qind e tyre janë kundër “djegies” së mandateve nga opozita. Opozita mund të shkojë deri në bojkotimin e zgjedhjeve lokale të qershorit, duke shtuar peshën e argumentit – të parashtruar nga Franca dhe vendet e tjera evropiane – që BE të shtyjë negociatat e saj të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Opozita e ka akuzuar Ramën për arrogancë, dhe nga ana tjetër është akuzuar se ka marrë fonde nga Rusia. Kështu, polarizimi në Shqipëri po rritet nga dita në ditë. Duke pasur parasysh se opozita ka gjasa të përshkallëzojë më tej qëndrimin e saj, evropianët duhet t’i bëjnë thirrje qeverisë që të fillojë një dialog politik, dhe opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Rama e ka adoptuar retorikën mbi “Shqipërinë e Madhe”, kryesisht në një përpjekje për të kompensuar mungesën e sukseseve në skenën ndërkombëtare, dhe mbështetjen e dobët nga BE: ngurrimi i Brukselit për të çelur negociatat e pranimit me vendin e tij, e ka nxitur atë të ringjallë ambiciet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Një studimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, i kryer muajin e kaluar tregoi se 65 për qind e shqiptarëve në Shqipëri, dhe 52 për qind e atyre në Kosovë, e mbështesin bashkimin, shifra këto që mund të rriten me rreth 10 për qind, nëse çështja hidhet në një referendum./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: opozitapa zgjedhjepushtetramaShqiperia e Madheteza

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Deklarata e tifozit të Tottenham pushton rrjetin: Ja kam thënë gruas, zemër… (Video)

Deklarata e tifozit të Tottenham pushton rrjetin: Ja kam thënë gruas, zemër... (Video)

Viti ’97 dhe paradokset e opozitës që mbajnë Ramën në pushtet

Viti ’97 dhe paradokset e opozitës që mbajnë Ramën në pushtet

“Fol për kolegët trafikantë, vrasës, përdhunues”, Paloka-Braçes: Më vjen të qesh

“Fol për kolegët trafikantë, vrasës, përdhunues”, Paloka-Braçes: Më vjen të qesh

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com