Gjatë kësaj të hëne, 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, kanë ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që i la ata në burg.
Me anë të avokatëve të tyre mbrojtës, personat e akuzuar kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata pak ditë më parë vendosi të lejë në burg pa afat 24 persona, 8 prej tyre në “arrest shtëpie”, dhe 2 në “detyrim paraqitje”. Mes të akuzuarve që mbetën në “arrest me burg”, janë edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.