Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Omicron në Shqipëri? Manastirliu: Kemi dërguar mostra jashtë për ekzaminim

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Omicron në Shqipëri? Manastirliu: Kemi dërguar mostra jashtë për ekzaminim

Gjatë ditëve të fundit është shtuar frika, pas përhapjes së variantit Omicron në disa vende. E pranishme në qendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sërish ndaj qytetarëve që të vaksinohen. Ministrja tha s’ka nevojë për panik, por gatishmëri të shtuar për të mirë menaxhuar situatën me pandeminë. “Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron, që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik, por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, tha Manastirliu.

Duke folur për variantin e ri Omicron, Manastirliu tha se ISHP do të dërgojë mostrat për analizim, për të parë më pas nëse ky variant ka qarkulluar apo po qarkullon në vendin tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar për të përgatitur mostrat sipas protokolleve të ECDC, për t’i çuar për t’i analizuar dhe për të vijuar më tej sekuencimin e këtyre mostrave.

Për të bërë dhe ne të gjithë atë hartëzimin e nevojshëm, për të vlerësuar nëse varianti Omicron qarkullon në vendin tonë dhe sigurisht ajo çfarë është më e rëndësishme është që të rrisim vigjilencën”, tha Manastirliu.

Sa i takon masave anti-covid, Manastirliu bëri me dije se janë duke bërë një vlerësim të imtësishëm të gjitha masave aktuale në luftën kundër Covid 19.

“Ne jemi duke bërë një vlerësim të imtësishëm të gjitha masave aktuale që ne kemi në luftën kundër Covid-19, duke filluar nga masat ekzistuese të qarkullimit, patjetër të distancimit, të vendosjes së maskave në ambientet e brendshme”.

“Janë elemente shumë të rëndësishëm të cilët duhet të vazhdojnë që të zbatohen nga të gjithë qytetarët, pasi kjo është një betejë e cila fitohet vetëm nëse qytetarët dhe autoritetet janë së bashku në zbatimin e këtyre masave të thjeshta. Sigurisht duke vijuar me rritjen e mbulesës vaksinale dhe me vaksinimin qoftë me dozat e para, qoftë me duke u vaksinuar plotësisht për të mos vonuar vaksinën apo dozën e dytë dhe qoftë për të bërë vaksinën përforcuese apo dozën e tretë”, tha Manastirliu.

Tags: manastirliuOmicronpandemiavaksinat

TË LIDHURA

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit
Aktualitet

Urgjenca e pashpjegueshme e burgut! Mjeku nuk e vizitoi Ndocin, ishte në operacion kur e sollën

15:08 | 16/01/2026
Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca
Aktualitet

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

15:05 | 16/01/2026
Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll
Aktualitet

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

14:52 | 16/01/2026
Next Post
Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit
Aktualitet

Urgjenca e pashpjegueshme e burgut! Mjeku nuk e vizitoi Ndocin, ishte në operacion kur e sollën

by mirseda
15:08 | 16/01/2026
0

për arratisjen tre ditë më parë të Altin Ndocit, nga spitali i Durrësit, shtojnë pikëpyetjet rreth ngjarjes,...

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

15:05 | 16/01/2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

14:52 | 16/01/2026
Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

14:37 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com