Këngëtarja Olta Boka ka folur rreth romancës së saj me djalin e deputetit Shezai Rrokaj, me të cilin është e lidhur prej vitesh. Në emisionin “Thumb”, ajo ka zbuluar se partneri i saj quhet Iv Rrokaj, dhe Olta deklaroi se udhëton shumë me të.
Po kështu ajo shtoi se ka zgjedhur që jetën private ta mbajë vetëm për vete, e ndërsa për publikun të jetë një artiste e mirë në skenë.
“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë do ishte një gjë që askujt nuk i hyn në punë. Më intereson ta mbaj për vete.
Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran! Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë s’dua të bëhet lajm fare.
Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Tirana kjo është. Të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Historia ime është zbuluar që në fillimet e veta!”, përfundoi ajo.