Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, si dhe drejtori i ri i përgjithshëm, Olsi Rama, u nisën sot në Beograd për të arritur akordin me sulmuesin serb, Nikola Durdiç, i cili është huazuar nga klubi i Partizanit të Beogradit, tek danezët e Randers. Menjëherë sapo mori postin zyrtarisht Rama është vënë në lëvizje për të arritur të sjellë lojtarët e duhur, për të rikthyer ekipi tek objektivat që duhet të ketë, kampionatin. Presidenti Demi dhe Olsi Rama janë të ftuar nga drejtuesit e Partizanit të Beogradit, për të parë derbin e zjarrtë të Beogradit, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 17:00, mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës.Durdiç është 1.86 metra i gjatë, dhe në janar të 2017 është transferuar tek ekipi i Randers, dhe në 25 takime të zhvilluara, ka shënuar 3 gola. Serbi është 31 vjeç. Sulmuesi pat qenë kërkuar edhe vitin e kaluar nga Partizani, por ai nuk kishte pranuar lëvizjen në Shqipëri, por kishte lënë të kuptohej se do i ofrohej skuadrës një vit më vonë, pra këtë sezon. Drejtuesit e Partizanit të Tiranës dhe ata të Partizanit të Beogradit biseduan në lidhje me lojtarin, gjatë ndeshjes që serbët luajtën me Skënderbeun në Shqipëri.