Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sonte se Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion ambasadorin amerikan, Donald Lu. Në një ontervistë për Abc Neës përballë gazetares Mirela Milori, Berisha deklaroi se Donald Lu ka dy probleme shumë të rënda me zgjedhjen e kryeprokurorit. Berisha thotë se Sonald Lu kërkonte me çdo kusht që Adriatik Llalla të ikë shpejt sepse i ka kërkuar pushimin e çështjes për një korrupsion. Gjithashtu, Berisha thotë se Donald Lu ka kërkuar indirekt Llallës që të propozojë emra konkrete për kryeprokurorin
“Z. Lu ka dy probleme. Së pari do me çdo kusht që Adriatik Llalla të ikë shpejt, sepse Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion ambasadorin amerikan. Prokurori i shtetit ka thënë se ambasadori amerikan, ka ardhur për të kërkuar pushimin e çështjes për një korrupsion. Nuk ka ndodhur asnjëherë që prokurori i shtetit të akuzojë një ambasador. Donald Lu nuk e ka mohuar. Unë them se në këtë drejtim është në konflikt interesi.
Së dyti, Donald Lu ka kërkuar indirekt të propozojë emra konkrete për kryeprokurorin. Pra, kjo është shumë e rëndë nëse një ambasador emëron kryeprokurorin.” – shtoi më tej, Sali Berisha.
Gjithashtu, Berisha tha se Ambasadori Donald Lu bashkë me ambasadoren Romana Vlahutin po shkelmojnë reformën në drejtësi me zgjedhjen e kryeprokurorit pa vetting.
“Opozita kërkon që të zgjidhet kryeprokurori, që të respektohet kushtetuta. Nuk ka asnjë ligj që mund të rrëzojë kushtetutën. Çfarë po kërkon opozita? Po thotë të vijë një njeri që ka kaluar. Ambasadori Donald Lu bashkë me ambasadoren tjetër (Romana Vlahutin) i ka thënë mbi 1500 herë shqiptarëve vettingu, vettingu, vettingu… dhe tani po e shkelmojnë me zgjedhjen e kryeprokurorit pa vetting. Këtë e konsideroj si aktin më të rëndë të 27 viteve.” – u shpreh Berisha.