Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

OKB-ja jep alarmin, zbulon sa armë ilegale qarkullojnë në Ballkan

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
OKB-ja jep alarmin, zbulon sa armë ilegale qarkullojnë në Ballkan

1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta përbëjnë rrezik për sigurinë dhe paqen në botë. Këshilli i Sigurimit të OKB thotë se mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë.

Çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. 1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët. Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë. Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale.

Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, prezantoi raportin dyvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili thotë se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura. Armët e vogla dhe armatimet e lehta janë mjeti kryesor i konflikteve të armatosura dhe akteve të dhunës. Sipas Nakamitsus, “armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015”. Që nga Amerika në Afrikë, në Europën Jugore, asnjë vend nuk është imun nga sfidat që dalin prej qarkullimit ilegal të armëve të vogla. Ato mbeten armë që zgjidhen si të tilla në konfliktet midis shteteve, në terrorizëm, nga krimi i organizuar, në luftën e bandave.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përmend planin strategjik të përpiluar më 2018, nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur deri më 2024 një zgjidhje të qëndrueshme në zotërimin ilegal, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tyre. “Nëse zbatohet me efektivitet ai do të arrijë reduktim të dukshëm të rrymave ilegale të armëve të vogla dhe armëve ilegale”, thotë raporti. Sipas raportit plani merret me çështjet kritike si përgjigjet e legjislacionit, policisë, drejtësisë kriminale ndaj trafikimit të armëve të zjarrit, çështjeve të edukimit, grumbullimit, shkatërrimit fizik dhe inventarizimit. “Duke patur parasysh natyrën ndërkufitare të trafikimit ilegal të armëve, plani ka si synim të krijojë një kuadër për forcimin e bashkëpunimit rajonal,” thuhet në raport, ku shtohet se kjo nismë rajonale mund të përdoret si model për rajonet e tjera.

 

Armët e vogla në Ballkan

6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas mblodhi në Berlin në fund të muajit janar kolegët nga vendet e Ballkanit perëndimor, për të parë deri ku është shkuar në planet për të luftuar trafikimin. 16 milionë euro janë dhënë për organizatat joqeveritare, programet e OKB si ai për zhvillim PNUD dhe OSBE-së. Gjermania ka ndihmuar në specializimin e 1500 oficerëve të policisë kufitare në Bosnjë Hercegovinë, në parandalimin e kontrobandës së armëve. Kjo pritet të bëhet edhe në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Damien Spleeters, zëvendësdrejtor i Conflict Armament Research, një organizate që ndjek gjurmët e armëve tha në Këshillin e Sigurimit se komuniteti ndërkombëtar kërkon të vendosë kontrollin mbi tregtinë konvencionale të armëve, në mënyrë që të zvogëlojë diversitetin e tyre. “Po mungesa e raporteve të detajuara e pengon këtë,” shtoi ai. Raportet nuk japin informacione për identifikimin e armëve dhe origjinën e prodhimit, duke i penguar kështu investigimet. Prandaj organizata e tij mbledh informacione “në fushën e betejës”. Më 2016 ekipi i tij gjeti në Irak armë që kishin përfunduar në duart e IS dhe ishin prodhuar vetëm dy muaj më parë në Europë./DW

Tags: armeBallkanDW

TË LIDHURA

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj
Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj

15:46 | 09/06/2025
Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori

15:34 | 09/06/2025
Gjirokastër,  3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore
Aktualitet

Gjirokastër, 3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore

15:06 | 09/06/2025
Next Post
Fevziu: Paketa anti-KÇK është një nismë e vonuar

Fevziu: Paketa anti-KÇK është një nismë e vonuar

Pakistani ligj ekstrem për dhunuesit e fëmijëve: Varje në litar publikisht

Pakistani ligj ekstrem për dhunuesit e fëmijëve: Varje në litar publikisht

Wuhan/ Shënohen dy të huajt e parë që ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Wuhan/ Shënohen dy të huajt e parë që ndërrojnë jetë nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj
Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj

by mirseda
15:46 | 09/06/2025
0

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj....

Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori

Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori

15:34 | 09/06/2025
Presidentja Osmani cakton datën, Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor

Presidentja Osmani cakton datën, Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor

15:08 | 09/06/2025
Gjirokastër,  3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore

Gjirokastër, 3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore

15:06 | 09/06/2025
Egli dhe Fifi, vendim i papritur pas fshirjes nga YouTube

Egli dhe Fifi, vendim i papritur pas fshirjes nga YouTube

15:02 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com