Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi se numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht.
“Vdekjet totale janë të paktën 2-3 herë më të larta se sa është raportuar zyrtarisht Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje” u tha gazetarëve Samira Asma, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së .
Në vitin 2020, ai zbuloi se kishte të paktën tre milion vdekje të tepërta për shkak të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Covid-19, ndërsa numri zyrtar i vdekjeve Covid ishte 1.8 milion në fund të vitit, shkruan TRT World.
Ndërkohë, analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi tregoi argumentet të cilat çuan në këtë përfundim.
“Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai.
Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Qeveria e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori.
Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë ka udhëtuar në Vuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.