E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

U përdorën për punësime sezonale? “Shteti”, 17 miliardë lekë borxhe te ISSH

Ka arritur në 17 miliardë lekë shuma e sigurimeve shoqërore që nuk janë paguar në kohë dhe tashmë janë klasifikuar në borxh tatimor. Shifra i përket vitit 2020 dhe të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë për një rritje vjetore me 12.6%, ndërsa në harkun kohor të tre viteve, ky borxh është thelluar me 52%. Debitorët më të mëdhenj nuk rezultojnë bizneset, por mbi 1 mijë ente publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre.

Ish drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, ka shpjeguar për “A2” se shkak për këtë thellim të borxhit nuk është vetëm pandemia, por edhe zgjedhjet e 25 prillit, pasi kryesisht bashkitë, por edhe institucionet e tjera, kanë bërë punësime provizore gjatë fushatës, duke përdorur fondin e sigurimeve shoqërore. “Sidomos bashkitë që ndoshta kanë përdorur një pjesë të fondet e sigurimeve shoqërore, për të kompensuar pagesat e këtyre punonjësve të marrë me kohë të pjesshme, duke kaluar në mbipagesë dhe në një rendim të financave të vendit”, thotë Papajani.

Ish-kreu i Tatimeve shpjegon se borxhi i krijuar nga mos pagesa e sigurimeve shoqërore nga institucionet është më problematiku për t’u mbledhur, ndaj nevojitet ndërhyrja urgjente e Ministrisë së Financave. Sipas tij, “nuk mund t’i konfiskosh pasuri një ndërmarrjeje shtetërore, organet audituese të Ministrisë së Financave, qoftë edhe dhe KLSH të vej para përgjegjësisë ata persona që kanë shkatërruar financat publike”.

Lista e borxhlinjve në sigurimet shoqërore dominohet nga ndërmarrjet e ujësjellësit, pushteti vendor, klubet e futbollit, qendrat shëndetësore, zyrat arsimore, repartet ushtarake, madje edhe institucione të larta të administratës publike, si Kuvendi i Shqipërisë dhe gjykatat. Këto ente publike devijojnë fondet në drejtime të tjera, duke shkelur haptazi ligjin, edhe pse për një veprim të tillë ka penalitete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...