E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

RTSH, Këshilli shkarkon Gëllçin, zgjedh Martin Lekën si drejtues të ri

Martin Leka do të zëvendësojë Thoma Gëllçin në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ka qenë Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar që në mbledhjen e parë pas konstituimit ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Vendimi është bërë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur nga departamenti i lajmeve ka informuar se Thoma Gëllcit i ka mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.

Ndërkohë që në këtë kronike, Gëllçi paralajmërohet se çdo vendim i marrë prej tij përtej afatit të lejuar do të konsiderohet si shkelje ligjore. Këshilli Drejtuesi i RTSH i kryesuar nga Leka Bungo ka votuar me 8 vota pro shkarkimin e Thoma Gëllçit, ndërkohë që ka miratuar që drejtimi t’i kalojë zv.drejtorit Martin Leka. “Duke patur parasysh se mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka përfunduar më datë 6/05/2021, Këshilli Drejtues i RTSh-së konstaton se çdo vendim i ndërmarrë nga drejtori i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij përbën shkelje pasi është në tejkalim të kompetencave të tij dhe për të cilat do të mbaje përgjegjësi ligjore. Për sa më sipër dhe në zbatim të nenit 105 pika 2  të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në RSH”, Këshilli Drejtues i RTSH-së më votën pro të 8 anëtarëve të pranishëm dhe dy votat kundër të dy anëtarëve të tjerë vendosi që drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën zv.drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, z. Martin Leka”, thuhet në kronikën e RTSH.

Për shkarkimin e Gëllçit ishin pro anëtarët e pranishëm të tij, Leka Bungo, Petrit Ruka, Ardita Reçi, Milena Selimi, Thanas Goga, Engjëll Ndocaj, Dionis Papadhimitri. Ndërkohë kanë votuar kundër  kundër të dy anëtarëve, Ilir Keko, Genc Përmeti

Vendimi i Këshillit Drejtues të RTSH:

1- Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Z.Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Z.Martin Leka, në zbatim të nenit 105 pika 2 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RTSH”.

2- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...