Udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin, Maria Van Kerkhove, ka konfirmuar se asimptomatikët nga COVID-19 nuk intektojnë persona të tjerë.
Ekspertja ritheksoi se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.
“Është shumë shumë e rrallë që një person asimptomatik të transmetojë virusin tek të tjerët”, tha ajo.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi më herët se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, “në nivel botëror është duke u përkeqësuar”.
Në një proncim për gazetarët, Ghebreyesus tha se më shumë se 100 mijë raste të reja janë shënuar vetëm në nëntë ditët e fundit.
Sipas tij, 75% e rasteve totale të një dite më parë janë shënuar në Amerikë dhe Azinë Jugore.