Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Objektet e përditshmërisë sonë, që kanë ndryshuar përgjatë historisë

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Objektet e përditshmërisë sonë, që kanë ndryshuar përgjatë historisë

Cilësia e jetës me të cilën është mësuar shoqëria moderne, varet nga produkte dhe shërbime të ndryshme. Njerëzit kanë tendencën t’i marrin të mirëqena këto komoditete, pasi nuk kanë qenë kurrë të detyruar të qëndrojë pa to. Por ata nuk e dinë që këto objekte kanë një histori të gjatë të evoluimit, për t’i çuar deri në standardin që janë sot.

Grimi

Rekordi më i hershëm i përdorimit të grimit, ishte gjatë dinastisë së parë egjiptiane në vitet 3100-2907 Para Krishtit. Burrat dhe gratë përdorin disa produkte për kujdesin e lëkurës, të cilat i ruanin në enë balte. Ato u krijuan nga minerale të pluhurosura siç është antimoni.

Sot produktet e grimit kanë shumë më tepër përbërës, që janë të padëmshëm dhe shumë më efektivë në ndryshimin e pamjes.

Tualetet

Në Romën e vitit 315 Pas Krishtit, banjat përbëheshin nga karrige prej druri me vrima të hapura poshtë tyre. Romakët e shihnin shkuarjen në tualet si një mundësi ndërveprimi social, dhe e shfrytëzonin kohën për të biseduar me miqtë e tyre apo edhe të panjohur. Vetëm në shekullin XX-të u shpikën modelet e tualeteve që njohim sot.

Këpucët

Modeli më i hershëm i këpucëve, i përket Epokës së Gurit, rreth vitit 3300 Para Krishtit. Ato ishin të bëra nga lëkura e drerit, ndërsa sholla brenda nga lëkura e arushës. Për të qenë më të buta ishin të mbushura me bar. Gjatë Rilindjes, këpucët bëheshin me materiale të shtrenjta dhe përdoreshin si simbol i statusit social.

Sharra elektrike

Sharrat u përdorën për herë të parë në shekullin XIX nga evropianët për të prerë pemët në mënyrë më efikase. Rreth asaj kohe, mjekët gjermanë përdorën modelet më të hershme të një sharre rrotulluese në procedurat mjekësore për të prerë kockat. Sharra e parë elektrike me zinxhir u shpik në vitin 1926. Ajo ishte shumë e rëndë, dhe manovrohej nga 2 njerëz. Në vitin 1959, u prodhua një sharrë elektrike me zinxhir që u vu në dispozicion të publikut të gjerë.

Armët

Rreth vitit 850, alkimistët kinezë shfrytëzuan vetitë shpërthyese të barutit, për të krijuar armë që mund të shenjestronin objekte me një shpejtësi vdekjeprurëse. Kjo çoi në krijimin e modeleve më të hershme të topave dhe granatave. Më pas u shpikën armët e zjarrit të dorës. Këto të fundit u përmirësuan me kalimin e shekujve, për të mbërritur në armët që kemi sot.

Syzet

Modelet e hershme të syzeve ishin jo komode dhe të pa disponueshme për publikun  e gjerë. Për pasojë, shumë njerëz vuajtën nga një shikim i dobët. Romakët ishin të parët që zbuluan aftësinë për të përdorur xhamin për të parë tekste me gërma të vogla apo objekte nga distanca. Ata krijuan prototipat e parë të syzeve, që ishin syze zmadhuese në formën e sferave. Vetëm në fillim të viteve 1700, u krijuan syzet që shohim sot.

Biçikleta

Modeli i parë u krijua nga një shpikës gjerman në fillimin e shekullin XIX. Ai nuk kishte zinxhir, frena apo pedale, dhe shtyhej duke u tërhequr nga një kalorës. Në vitet 1860, shpikësit francezë filluan të shtonin rrota, zinxhirë dhe pedale. Vetëm në vitin 1885,u krijuan biçikletat me 2 rrota dhe që ishin në dispozicion për publikun e gjerë, dhe që ishin shumë më të lehta për t’u kontrolluar.

Makinat qepëse

Modeli i parë i makinës qepëse u hartua në vitin 1790. Por ideja nuk do të realizohej deri në 1834, kur një amerikan krijoi makinën e parë qepëse funksionale. Por ai besonte se kjo pajisje do të shkaktonte papunësi për shumë njerëz, ndaj vendosi ta shmangte patentimin e produktit të tij. Makinat qepëse filluan të prodhoheshin në masë në vitin 1854 për kompanitë e veshjeve.

Llampat

Llampat e para u shpikën rreth vitit 70.000 Para Erës Sonë. Ato ishin shumë primitive, dhe përbëheshin nga një gur i gdhendur në formën e një ene, që mbushej me një material të djegshëm,me yndyrën e mishit të kafshëve.

Risia më e madhe për llambat ndodhi në shekullin XVIII, kur u shpikën ndezësit qendrorë. Ndërkohë llamba elektrike moderne u prezantuan në publik në vitet 1870, nga Tomas Edison dhe Xhozef Suon.

Traktorët

Shpikja e tyre, shënoi një revolucion në bujqësi, duke eliminuar nevojën për të mbjellë, kultivuar dhe korrur me dorë. Në 1897, në SHBA u hap fabrika e parë e prodhimit të traktorëve me avull. Ndërkohë në vitin 1910, Henri Ford filloi prodhimin e traktorëve me benzinë, ​​të përdorur ekskluzivisht për bujqësinë.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2021/01/04/top-10-everyday-objects-that-have-drastically-changed-through-history/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: grimikepucetTualetet

TË LIDHURA

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej
Bota

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej

18:51 | 11/04/2026
Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt
Bota

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

18:17 | 11/04/2026
SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme
Bota

SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme

17:30 | 11/04/2026
Next Post
Hajdari: Pushtimi i Capitol Hill, përgjegjësi e forcave të sigurisë së SHBA

Hajdari: Pushtimi i Capitol Hill, përgjegjësi e forcave të sigurisë së SHBA

Debati/ ‘Për mua je zero’, Mevlani shpërthen ndaj Melisës

Debati/ ‘Për mua je zero’, Mevlani shpërthen ndaj Melisës

Luhatje të përgjithshme për valutat e huaja. Forcohen Paundi dhe Dollari

Forcohen paundi britanik dhe dollari amerikan, euro humbet pikë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej
Bota

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej

by mirseda
18:51 | 11/04/2026
0

Protestuesit që bllokonin rafinerinë e naftës në Whitegate, në Qarkun Cork të Irlandës, janë shtyrë me forcë...

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

18:35 | 11/04/2026
Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

18:17 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

17:32 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com