Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nxori çadrën “me qira”, Rama merr ofertën e parë nga biznesmeni i njohur

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Kryeministri Rama nxori sot me qira “çadrën e lirisë” pas arritjes së marrëveshjes dhe heqjes së saj nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Sigurisht, Rama ironizoi opozitën, ndërsa duket se dikush e ka marrë shumë seriozisht ofertën e kryeministrit.

Është biznesmeni Nikollaq Neranxi ai që është vetëofruar për ta marrë çadrën me qira, duke e cilësuar këtë të fundit si “simbol i pakënaqësisë për mungesën e lirive ekonomike, krizës së sipërmarrjes së lirë, nga biznesi i madh deri tek i vogli dhe shkatërrimit të konkurrencës si pasojë e investimeve të parave të krimit”.

Më poshtë postimi i plotë i Neranxit:

Kryeministri jep me qira çadrën e opozitës, ofrohet për ta marrë Shoqata e Tregtarëve!

Pashë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, jepte me qira çadrën e opozitës, e cila siç e dini u zmontua mbrëmë. Meqenëse ajo u pagëzua si “çadra e lirisë”, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë ku unë jam kryetar, ofrohet për ta marrë me qira, si simbol i pakënaqësisë për mungesën e lirive ekonomike, krizës së sipërmarrjes së lirë, nga biznesi i madh deri tek i vogli dhe shkatërrimit të konkurrencës si pasojë e investimeve të parave të krimit. Shumë biznese tashmë kanë hyrë në listën e zezë në Tatime, pasi nuk mund të paguajnë taksat e falimentit të vendosura nga pushteti qendror dhe ai vendor, sidomos në Tiranë. Sot ka një shifër rekord ku numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin e tyre, është më i lartë se ata që janë aktivë. Shkatërrimi i sipërmarrjes private të ndershme, po ndodh me një shpejtësi të frikshme, prandaj lipset që ne të ngrejmë zërin që kjo gjendje të ndryshojë me shpejtësi qe qeveria të marrë disa masa lehtësuese. Pres që Kryeministri të na e lërë çadrën me një qira të arsyeshme, meqë ka 4 vite që na rrjep dhe jemi pak hollë nga paratë si Shoqatë.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Tags: cadra e liriseedi ramaNikollaq Neranxi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Basha nuk lë në baltë aleatët – garojnë nën siglën e PD

Nard Ndoka shpreh pakënaqësi: Goditje për partitë e vogla, por jemi drejt zgjidhjes

Kukan përshëndet zhvillimet në Shqipëri e Maqedoni: Nuk humbët momentin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com