Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka identifikuar një mutacion specifik gjenetik, që e bën 20 për qind prej nesh shumë më rezistent ndaj temperaturave të acarta.

Mutacioni gjenetik, ndalon prodhimin e proteinës α-aktininë-3, e cila është e rëndësishme për fibrat muskulore të skeletit. Kjo proteinë gjendet vetëm në fijet me dridhje të shpejtë (ose të bardha), dhe jo në fijet me dridhje të ngadaltë (apo të kuqe) .

Bazuar në rezultatet e studimit të ri, njerëzit pa α-aktininë-3, kanë një përqindje më të lartë të fibrave me lëvizje të ngadaltë, dhe një nga pasojat është se trupi tenton që ta kursejë energjinë, duke aktivizuar muskujt përmes kontraktimeve dhe jo dridhjes.

“Kjo gjë sugjeron që njerëzit që nuk kanë α-aktininë-3 janë më të aftë në ngrohjen e trupit dhe prodhimin e energjisë së duhur. Ata e durojnë më lehtë një periudhë me mot më të ashpër, edhe pse për këtë gjë nuk ka pasur më herët ndonjë provë të drejtpërdrejtë eksperimentale”-thotë mjeku Hakan Vesterblad, nga Instituti Karolinska në Suedi.

“Tani ne mund të tregojmë se humbja e kësaj proteine, ​​i jep njeriut një rezistencë më të madhe nga i ftohti, dhe kemi gjetur gjithashtu një mekanizëm të mundshëm për këtë”- shton ai. Studiuesit rekrutuan 42 burra, që u futën në ujë në temperaturën 14 gradë celsius, teksa matej temperatura dhe aktiviteti i muskujve të tyre.

Zhytja në ujin e ftohtë zgjati 20 minuta në të njëjtën kohë, me 10-minuta pushime midis, dhe deri në 2 orë në total.

Përqindja e pjesëmarrësve që mund ta mbanin temperaturën e trupit mbi 35.5 gradë Celsius, ishte më e lartë tek ata që kishin mutacionin α-actinin-3, përkundrejt atyre pa këtë mutacion, dhe që ishin 69 për qind e vullnetarëve përkundrejt 30 për qind.

Pra duket se mutacioni gjenetik i ndihmonte këta pjesëmarrës që të kursenin energji në një mënyrë më efikase, dhe të krijonin një rezistencë më të madhe ndaj të ftohtit. Gjithashtu,ekipi kreu eksperimente pasuese tek minjtë që kishin të njëjtin mutacion, për të kontrolluar nëse ky mutacion mund të kishte lidhje me rritjen e rezervave të yndyrës kafe – një ind i njohur për gjenerimin e nxehtësisë tek gjitarët – por rezultoi që nuk ndodhte kështu.

Njerëzit që nuk kanë α-aktininë-3, mund të jenë më të mirë-përgatitur për një notim në ujë të ftohtë apo për periudhën e ftohtë të dimrit. Por studiuesit thonë gjithashtu se kjo mund t`i lërë ata më të prekshëm ndaj mbipeshës dhe diabetit të tipit 2, nëse janë fizikisht joaktivë.

“Mutacioni u dha ndoshta njerëzve të lashtë një avantazh evolucionar gjatë migrimit drejt një klime më të ftohtë. Por në shoqërinë e sotme moderne, kjo aftësi e kursimit të energjisë, mund të rrisë rrezikun e këtyre sëmundjeve. Dhe kjo është diçka për të cilën ne duam të tërheqim vëmendjen”- thotë Vesterblad.

Siç e ka treguar edhe një studim i mëparshëm, mungesa e α-aktininës-3, është rritur në të gjithë popullsinë, ndërsa njerëzit kanë kaluar nga klimat më të ngrohta në ato më të ftohta. Edhe pse ka pikëpyetje nëse ky mutacion është i pranishëm që në lindje, dhe nëse ndikon në vdekshmërinë e foshnjave.

Është gjithashtu interesante të theksohet se atletët që shkëlqejnë në sportet ku kërkohet shpërthim dhe forcë (si vrapimet e shpejtësisë së lartë, sprintet), kanë më shumë të ngjarë të mos kenë këtë mungesë të α-aktininë-3, ndërsa për sportet ku kërkohet qëndrueshmëri fizike statistikat përmbysen.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/1-in-5-of-us-have-a-genetic-mutation-that-makes-us-more-resilient-to-the-cold

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dimrii ftohtishkaktim

TË LIDHURA

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

09:33 | 15/12/2025
ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO
Bota

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

09:05 | 15/12/2025
Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Next Post
Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Kishin kthyer shtëpinë në laborator heroine, si u kapën dy shqiptarët në Firence

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Rama: Transformimi i Onkologjikut vijon
Aktualitet

Rama: Transformimi i Onkologjikut vijon

by mirseda
11:01 | 15/12/2025
0

Transformimi i Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mbetet një prej zotimeve që ministrja e Shëndetësisë...

Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë! Prej 20 vitesh…

Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë! Prej 20 vitesh…

10:31 | 15/12/2025
Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, pritet edhe Balluku

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, pritet edhe Balluku

10:28 | 15/12/2025
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

09:33 | 15/12/2025
ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

09:05 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com