Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila nëse do shitej në treg do të kapte vlerën mbi 300 mijë euro.

Sasia e lëndës narkotike e cila ishte gati për të dalë në treg është sekuestruar, ndërkohë që është arrestuar edhe një 50-vjeçar italian i identifikuar si Andrea Giustetti, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro dhe italiani ishin pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, ndërkohë që gjatë kontrollit janë gjetur edhe copa letrash të cilat po verifikohen nga policia nëse ka meszhe të rëndësishme apo jo, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.