E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Për ish-kryeprokurorin e Apelit, Shkëlqim Hajdari, me arrestimin e gjyqtares është hapur “Kutia e Pandorës”.

Në ”Real Story”, Hajdari u shpreh se SPAK duhet mbështetur dhe se publiku duhet ta furnozojë këtë institucion me kallëzime.

Sa i përket korrupsionit në sistemin shëndetësor, ai pohon se ky fenomen ekziston dhe se forma e parë e korrupsionit është që shumica e mjekëve paradite punojnë në publik dhe pasdite në provat, teksa sistemi publik nuk është i mbrojtur.

Shkëlqim Hjadari: “Masat e sigurimit janë marrë mbi bazën e dyshimeve mbi prova. Masat e sigurimit ne juristët i kemi të qartë se kur vendosen. E vërteta është që pavarësisht se ndaj gjyqtares ndër vite mund të jetë ndërtuar një skemë kriminale, nga grupet kriminale, përgjegjësia e gjyqtares është shumë e rëndë. Nëse palët që përgatisin një dosje, për të shkuar tek lirimi me kusht, marrin garanci nga ata që përgatisin gjellën, ‘na i lëshoni këto dokumente në mënyrë që t’ia çojnë lepurin gati gjahtarit’, gjyqtarit në këtë rast.

Sa i përket historisë së bluzave të bardha, ne kemi korrupsion në sistemin e shëndetësisë, ashtu siç kemi mjekë të shkëlqyer, ashtu kemi dhe mjekë, drejtues që opinioni publik i di shumë mirë që korrupsionin e bëjnë në disa forma. I pari është që shumica e mjekëve të shquar është që paradite punojnë në publik, pasdite në privat. Shumica e drejtuesve janë në spitalet private. Në këtë sistem, një sistem i ndyrë ne duhet ta ndajmë njëherë e përgjithmonë, nuk e kemi sistemin publik të mbrojtur.

Ka shërbime që mund të kryhen shumë mirë në publik, si pasojë e interesave që ka brenda mjekësisë i bën privati me mjekë nga shërbimi publik. Jam dakord se Prifti nuk është simbol i korrupsionit. Në momentin që erdhën të dhënat, që u bë kontrolli dhe u gjet ajo shumë e madhe, siç duket prokurorët ngritën akuzën e dytë, siç është ajo e pastrimit të produktit të veprës penale. Gjykata e miratoi kërkesën e prokurorisë. SPAK me gjithë rezervat që mund të ketë publiku duhet mbështetur. Ne nuk kemi strukturë tjetër që t’i besojmë luftën kundër korrupsionit.

SPAK-u do vijë duke u ngritur. Besoj që nëpërmjet firmave të tyre këta njerëz që do vijnë para drejtësisë nuk do kenë fuqi që t’i bëjnë gjë. Ka një çelës. Publiku duhet të bashkëpunojë me SPAK. Institucionet shtetërore dhe opozita luajnë tek SPAK me çështje që kanë impakte politike. Publiku duhet ta furnizojë SPAK-un me kallëzime jo thjesht për shëndetësinë. Korrupsion kemi dhe në pjesë të tjera të administratës. Është një çështje që ka hapur kutinë e Pandorës”, deklaroi Hajdari.

Ai tha më tej se prokuroria nuk është institucion politik, dmth që ka dorë të lirë që të fusë në burg atë që ka impaktin më të keq. “Vepron mbi bazën e provave. Ne duhet të jemi të kënaqur që kjo çështje është siç duket e iniciuar mbi bazë provash, indiciesh, por assesi nuk mund të themi që kjo gjyqtare është gangrena. Kjo tregon që nëse kemi një gjyqtar që është bërë viktimë e krimit të organizuar ne nuk mund të tolerojmë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...