Aktualisht në Kuvend po zhvillohet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij në foltore, deputeti Kujtim Gjuzi theksoi se nuk do të votojë, teksa shtoi se në dokument janë 4 firma të falsifikuara.
“Fleta e votimit është shpërndarë tani tek të gjithë kolegët, është mashtrim, një kontroll i votës për ta marrë votën në lidhje me këtë që kërkoni sot. Ça ke mo vlla, e ke listën me njerëz të falsifikuar aty, mund të shkosh në burg nesër. Ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve, e deklaroj votën kundër. Pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju zoti kryetar, në këto momente nis përgjegjësia juaj e unë në këtë moment do e braktis sallën se nuk mund të rri të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021″, tha Gjuzi.
Më pas, Gjuzi braktisi Kuvendin.
Kujtojmë se të njëjtin qëndrim mbajti më herët deputeti Adriatik Alimadhi.